
Policia spanjolle ka konfirmuar vdekjen e dy futbollistëve, yllit të Liverpoolit, Diogo Jota’s dhe vëllait të tij, Andre Silva, të cilët u përfshinë në në një aksident trafiku.
Sipas policisë, ato po udhëtonin me një Lamborghini, kur u përfshinë në një aksident trafiku, ku pastaj automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpërthimit të gomës, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
“Informacioni që kemi deri tani është se automjeti, i cili ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë një parakalimi”, ka deklaruar policia.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në orën 00:30, në komunën Cernadilla, në provincën e Zamora-s.
“Automjeti mori flakë dhe të dy personat brenda në makinë humbën jetën.”, ka shtuar policia./Reporteri.net
“Lamborghini doli nga rruga shkaku i shpërthimit të gomës”, Policia spanjolle del me detaje për vdekjen e Jotas dhe vëllait të tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.