
Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota ka vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës, njofton mediumi spanjoll “Marca”.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
Futbollisti portugez vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllain e tij, André, 26 vjeç, gjithashtu një futbollist profesionist, doli nga rruga dhe u përfshi nga zjarri.
28-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020. Që prej atëherë ai kishte pasur 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe 26 asiste./Reporteri.net
Tronditet bota e futbollit, vdes në aksident trafiku ylli i Liverpoolit, Diogo Jota / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.