
MPB Maqedoni njofton se dje (02.07.2025) në periudhën nga ora 16.00 deri në orën 22.00, Sektori i Çështjeve të Trafikut i Departamentit të Policisë së Uniformuar të Byrosë së Sigurisë Publike dhe Njësia Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor kryen kontroll aksionar në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës dhe Kumanovës, për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë rregullat e trafikut.
Gjatë kontrollit, u sanksionuan 169 shoferë, nga të cilët 17 për vozitje pa leje drejtimi, 13 për vozitje të automjetit me leje të skaduar trafiku dhe dy shoferë për vozitje me kategori të papërshtatshme.
“U shqiptuan nëntë masa ndaj shoferëve që drejtojnë mjet motorik si shofer fillestar, pra me fuqi motori më të madhe se e lejuara, 73 sanksione për shoferë motoçikletash për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, pesë masa për xhama të errët pa test A, tetë sanksione për sigurimin e transportit publik të udhëtarëve pa certifikatë mjekësore, u konfiskuan dy motoçikleta sipas nenit 344 të Ligjit për Trafikun Rrugor. Janë përgatitur raporte përkatëse për të gjithë shkelësit”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Kontrolle në Tetovë dhe Kumanovë, 169 gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.