Close Menu
    What's Hot
    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

    01/02/2026
    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    01/02/2026
    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    01/02/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      28/01/2026
      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      28/01/2026
      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      28/01/2026
      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      28/01/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      26/01/2026
      Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

      Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

      01/02/2026
      Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

      Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

      01/02/2026
      OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

      OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

      01/02/2026
      Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      28/01/2026
      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      28/01/2026
      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      28/01/2026
      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      28/01/2026
      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      28/01/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Dossier»2 korrik 1990/ 35 vjet më parë rrethuar nga tanket u shpall Kushtetuta e Kosovës
    Dossier

    2 korrik 1990/ 35 vjet më parë rrethuar nga tanket u shpall Kushtetuta e Kosovës

    02/07/20256 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    2 korrik 1990/ 35 vjet më parë rrethuar nga tanket u shpall Kushtetuta e Kosovës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    2 korrik 1990/ 35 vjet më parë rrethuar nga tanket u shpall Kushtetuta e Kosovës

    Deklarata Kushtetuese e Kosovës, e miratuar nga Kuvendi i kohës më 2 korrik 1990, shënon një dokument të rëndësishëm politiko-juridik, që shprehte aspiratën e popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe për shqiptarët në rajonin e Ballkanit.

    E shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, Deklerata zhvlerësoi Rezolutën e Konferencës së Prizrenit, të 10 korrikut 1945, me të cilën Serbia, pasi që kishte anulua me gjak Rezolutën e Bujanit, e aneksoi Kosovën. Edhe pse nuk u njoh ndërkombëtarisht, Deklarata ishte deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik të popullit të Kosovës.

    Historia si ndodhi

    Në marsin e 1989-ës, qeveria jugosllave në Beograd vendosi të suprimojë autonominë që kishte Kosova  deri në atë kohë, si element konstituiv i Federatës me të drejtë vetoje. Autonomi e cila i ishte dhënë me Kushtetutën e vitit 1974. Njëkohësisht, në atë kohë, një deklaratë të ngjashme kushtetuese kishte nxjerrë Parlamenti i Sllovenisë që po ndahej prej Jugosllavisë. E kishin nxjerrë dhe disa parlamente të vendeve Balltike, që ishin në kuadër të Bashkimit Sovjetik, si Lituania dhe Estonia.

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, i hapi rrugë procesit politik, me rezolutën për pozitën kushtetuese juridike të Kosovës dhe me pozitën e shqiptarëve në kushtet e reja të krijuara. Në rezolutën e ASHAK-ut ishte e formuluar shumë qartë pozicioni politik dhe kushtetues e juridik, që kërkohej për Kosovën dhe për popullin e saj.

    Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të punimeve të Kuvendit, më 1 korrik 1990, regjimi i Beogradit synonte organizimin e një referendumi për Kushtetutën e re serbe, të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpalljen e shtyrjes së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmëruar për 2 korrik, e për të cilën delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për shpalljen e Deklaratës Kushtetuese.

    Më 2 korrik 1990, intelektualë dhe ligjvënës të parlamentit gjykuan se shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi serb. Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

    Deputetët vendosën se seancën do ta drejtonte delegati Bujar Gjurgjealo nga Prizreni, ndërsa Deklaratën do ta lexonte Muharrem Shabani nga Vushtrria, dhe nëse ata do arrestoheshinin, ishin caktuar edhe zëvendësit e tyre.
    Deklarata u miratua në ambjentet e jashtme të Kuvendit, pasi deputetët nuk u lejuan të mblidhen në sallën e Kuvendit. Ata lexuan tekstin e deklaratës para turmës së pranishme, votuan duke ngritur dorën dhe ishin të rrethuar me qytetarë që mbështesnin përmbajtjen dhe miratimin e deklaratës. Sipas dëshmitarëve të kohës, në afërsi të Kuvendit, ishin pozicionuar ushtarë me tanke në të gjitha anët. Dokumentin e nënshkruan 114 delegatë shqiptarë, boshnjakë e turq.

    Deklarata e 2 korrikut e shpalli Kosovën njësi të barabartë të Federatës Jugosllave dhe u hapi rrugën veprimeve të mëtutjeshëm me të cilat u rrumbullaksua legjitimiteti i infrastrukturës demokratike të shtetit të pavarur të Kosovës.

    Teksti i plotë i Deklaratës Kushtetuese
    1. Me këtë deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.

    2. Ky kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.

    3. Ky kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon si bashkësi politiko-kushtetuese dhe pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).

    4. Në ndërkohë, deri në aplikimin definitiv juridik të kësaj Deklarate Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit 1989, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.

    5. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë.

    Prishtinë, më 2 korrik 1990. Delegatët nënshkrues të Deklaratës.

    Kushtetuta e Kaçanikut

    Miratimi nga Kuvendi i Deklaratës Kushtetuese, i hapi më pas rrugë konstituimit të Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, kur edhe u shpall si Republika e Kosovës, si dhe Referendumit për Pavarësi të vitit 1991 dhe zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale të Kosovës të vitit 1992.

    Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik: Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e njohur ndryshe si Kushtetuta e Kaçanikut, ku Kosova u deklarua formalisht si Republikë.

    “Neni 1: Republika e Kosovës është shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vetë; serbëve, muslimanëve, malazezëve, kroatëve, turqëve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë”.

    Për shkak të presionit të Serbisë, shumica e delegatëve u detyruan më pas të ikin nga Kosova. Sipas Feride Muratit, ish-nënshkruese e Deklaratës Kushtetuese dhe pjesëmarrëse në Kuvend ishin dhe 18 deputete gra, që morën pjesë në komisione dhe seancat e rëndësishme. Serbia fill pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke suprimuar me forcën e tankeve të gjitha institucionet e Kosovës, duke filluar nga Kuvendi e Këshilli Ekzekutiv i tij dhe deri tek të gjitha institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore.

    LAPSI.al

    2 korrik 1990/ 35 vjet më parë rrethuar nga tanket u shpall Kushtetuta e Kosovës appeared first on Lapsi.al.

    Lexo edhe:

    1. “Qëlluan me gurë zyrat e Komitetit të Partisë”- Shkrimi i ‘New York Times’ në dhjetor 1990
    2. Si sot/ 35 vjet nga Revolucioni i Kadifenjtë që tronditi Çekosllovakinë
    dossier
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit

    24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit

    11/09/20255 Mins Read
    Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit

    Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit

    01/06/20253 Mins Read
    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    15/11/20247 Mins Read
    Pamje te rralla/ Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së, i rrethuar nga forcat serbe

    Pamje te rralla/ Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së, i rrethuar nga forcat serbe

    04/10/20241 Min Read
    Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

    Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

    24/09/20245 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike Maqedonia

    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

    01/02/20262 Mins Read

    Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të…

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    01/02/2026
    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    01/02/2026
    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    01/02/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    28/01/2026
    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    28/01/2026
    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    28/01/2026
    Me te lexuara
    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

    01/02/2026
    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    01/02/2026
    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    01/02/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.