Trupa gjykuese në procesin ndaj ish-producentit të njohur muzikor Sean “Diddy” Combs, ka shpallur sot vendimin për akuzat që kishin të bënin me trafikim seksual. Diddy është shpallur fajtor për disa akuza, por jo fajtor për shantazh dhe trafikim seksual.
Për akuzat për shantazh dhe trafikim seksual ndaj Casandra Ventura dhe “Jane”, Sean Diddy u shpall i pafajshëm.
Ai është shpallur fajtor për transportim për t’u angazhuar në prostitucion, në lidhje me Casandra Ventura dhe “Jane”, njofton BBC.
Diddy do të përballej me një dënim minimal prej 15 vitesh nëse do shpallej fajtor për trafikim seksual. Transporti për qëllime prostitucioni mbart një dënim maksimal prej 10 vitesh.
Kujtojmë se, gjyqi dëgjoi 34 dëshmitarë gjatë gati dy muajve, përfshirë ish-të dashurat dhe ish-punonjëset e Combs dhe agjentë federalë.
Producenti dhe biznesmeni, njëherësh një prej figurave më të fuqishme në industrinë muzikore, mohon akuzat. Të premten, avokati i tij përpiqej të vërtetonte pakënaqësinë mbi besueshmërinë e akuzueseve, dy prej të cilave kanë qenë në marrëdhënie personale me Combs për vite me radhë, duke sugjeruar se ato synonin përfitime financiare dhe duke hedhur poshtë pretendimet se Combs ishte kreu i një organizate kriminale.
Në fjalën përmbyllëse, prokurorët sulmuan ashpër mbrojtjen, duke thënë se avokatët e Combs “kishin deformuar pafundësisht faktet”. Prokurorja Maurene Comey u tha anëtarëve të jurisë se kur Combs kryente shkeljet më të qarta, “ishte aq larg kufirit sa që nuk e perceptonte atë”. “Në mendjen e tij ishte i paprekshëm,” deklaroi ajo në sallën e gjyqit. “I pandehuri kurrë nuk mendoi se gratë që ai abuzoi do kishin guximin t’i tregonin të vërtetat e tyre.”
Avokati mbrojtës, Marc Agnifilo, përshkroi Combs si një “sipërmarrës i suksesshëm me ngjyrë, i vetëbërë” që kishte marrëdhënie të “kompleksuara”, por konsensuale. Ai pranoi se herë pas here ai kishte përdorur dhunë ndaj partnerëve të tij, por theksoi se dhuna në familje nuk përbën trafik seksual apo pjesëmarrje në organizatë kriminale, siç akuzohet.
P. Diddy i shpëton akuzave për trafikim seksual, por shpallet fajtor për këtë vepër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.