Close Menu
    What's Hot
    Nikolloski: Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

    Nikolloski: Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

    16/04/2026
    Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

    Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

    16/04/2026
    Maqedonia pranon nga Holanda furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve

    Maqedonia pranon nga Holanda furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve

    16/04/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      09/04/2026
      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      09/04/2026
      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      09/04/2026
      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      09/04/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Nikolloski: Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

      Nikolloski: Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

      16/04/2026
      Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

      Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

      16/04/2026
      Maqedonia pranon nga Holanda furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve

      Maqedonia pranon nga Holanda furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve

      16/04/2026
      Hoxha: Me programin LIFE, politikat strategjike i shndërrojmë në zgjidhje konkrete ekologjike

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      09/04/2026
      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      09/04/2026
      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      09/04/2026
      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      08/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Zgjedhje pa garë: Si mbijetojnë kryetarët e komunave pa u sfiduar
    Opinion

    Zgjedhje pa garë: Si mbijetojnë kryetarët e komunave pa u sfiduar

    26/06/20257 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Zgjedhje pa garë: Si mbijetojnë kryetarët e komunave pa u sfiduar
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Zgjedhje pa garë: Si mbijetojnë kryetarët e komunave pa u sfiduar

    Zgjedhjet lokale të vitit 2025 në Kosovë tashmë e kanë datën, 12 tetor.

    Është një dukuri interesante, por partitë politike shumë shpesh kapen në ‘befasi’, siç i ndodh komunave me borën në dhjetor dhe vonohen me gjetjen e kandidatit ideal për të konkurruar në një komunë specifike.

    Nuk është aspak e lehtë. Të jesh kryetar i një komune të vogël sot nuk është ndonjë ambicie e madhe për shumicën e njerëzve. Dhe edhe kur dikush vendos të kandidojë, shpesh heziton, sepse duhet të krijojë një ekip drejtorësh përreth vetes. Këto janë pozita të ndjeshme dhe komplekse, që kërkojnë njerëz të aftë, me përgatitje profesionale dhe përvojë të thellë. Por pikërisht këta njerëz, zakonisht, mund të gjejnë punë shumë më të mira në sektorin privat, me paga më të larta dhe stres më të ulët se sa në administratën komunale.

    Këto rrethana i bëjnë kryetarët e komunave që veçse janë në pozitën e tyre, praktikisht të pamposhtur në parim. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, rreth 70% e kryetarëve aktualë i kanë ruajtur pozitat e tyre (në disa raste partia e njëjtë, veçse kandidati ishtë tjetër për shkaqe të ndryshme).

    Ky është një fakt i fuqishëm i asaj që e thash më lartë. Në komuna rrallë ka e bëhet opozitë. Një kryetar aktual duhet që me të vërtetë të ketë ndonjë skandal të madh ose të ketë mungesë performance në secilin dikaster që t’i rrezikohet seriozisht mandati.

    Opozita, në shumicën e komunave, thuajse nuk ekziston. Shumë parti ende nuk kanë shpallur kandidatët e tyre. Jemi në fund të qershorit, zgjedhjet janë në tetor, dhe data është e ditur prej katër vjetësh. Kur më në fund paraqiten, kandidatët opozitarë vijnë me programe të improvizuara dhe premtime të përgjithshme, që përpiqen t’i kënaqin të gjithë. Në këtë situatë, votuesit zakonisht i rikthehen opsionit më të sigurt: kryetarit aktual. Ky i fundit, zakonisht, e shfrytëzon vitin e fundit të mandatit për të përfunduar apo përshpejtuar projekte, jo domosdoshmërisht sepse nuk ka punuar më herët, por për t’u kujtuar njerëzve se “po punon”, pikërisht kur kujtesa e tyre politike fillon të aktivizohet.

    Një kandidat serioz i opozitës duhet ta nisë punën e tij ditën pas zgjedhjeve, sapo të shpallet rezultati. Kjo është sfida më e madhe: nuk e ke asnjë garanci se mund ta mposhtë kryetarin aktual, edhe pas katër vjetësh angazhim të vazhdueshëm. Dhe përballë e ke dikë që, përveç profilit të vet, ka pas vetes një institucion të tërë. Kjo kërkon kohë, angazhim dhe burime, dhe partitë rrallë investojnë në këtë drejtim.

    Së dyti, në nivel lokal, nuk është vendimtare të kesh një program të thellë politik. Ajo që kërkohet është një prani e pandërprerë në terren: të jesh nëpër dasma, të pame, kafene – të dëgjosh, të shfaqesh, të jesh aty e të dëgjosh qytetarët, të mishërohesh me ta. Për dikë me ambicie politike dhe jetë personale e profesionale aktive, ky është një angazhim i lodhshëm e i kushtueshëm dhe pa asnjë siguri për sukses. Mund të punosh katër vjet dhe prapë të humbësh. Nëse ndodh kjo, të është mbyllur një derë në politikë, dhe në sektorët e tjerë je katër vjet mbrapa.

    Kjo është arsyeja pse shumë pak njerëz e marrin këtë rrugë. Vetëm ata që e kanë bërë, kanë arritur ta ndryshojnë pushtetin, ndonjëherë me një diferencë fare të vogël, në balotazh. Megjithatë, në shumicën e rasteve, edhe pas katër vitesh punë, kryetari aktual mbetet i pamposhtur.

    Partitë politike kanë buxhete të kufizuara, sidomos kur bëhet fjalë për të hyrat zyrtare. Për pasojë, këtë buxhet të vogël e përqendrojnë kryesisht në nivelin qendror: rreth liderëve të partisë, aktiviteteve kombëtare dhe organizimeve madhore. Kjo bën që, në shumicën e komunave, të mungojnë strukturat lokale funksionale. Rrallëherë ka degë të gjalla, kryetarët e degëve ndërrohen shpesh dhe mobilizimi ndodh zakonisht vetëm kur është tepër vonë, pak para zgjedhjeve.

    Të vetmet struktura që funksionojnë në terren janë ato që aktualisht e mbajnë pushtetin lokal. Ato kanë akses në punësime publike dhe, përmes tyre, ruajnë ndikim direkt mbi njerëzit, madje edhe në sektorë që teorikisht duhet të jenë të depolitizuar, si arsimi dhe shëndetësia.

    Mungesa e garës dhe dinamizmit politik në nivel lokal e bën edhe vetë votuesin pasiv dhe të painteresuar për ndryshim. Ai rrallë ka qasje në informata alternative, përveç atyre zyrtare që i shpërndan vetë komuna. Për pjesën më të madhe të mandatit, kryetari aktual është i vetmi që dëgjohet, përmendet dhe raportohet në publik. Ai ka hapësirë në media, shtyn përpara agjendën e vet dhe rrallë sfidohet nga dikush tjetër. Kjo e mban vazhdimisht prezent në vëmendjen e qytetarëve dhe, kur vjen koha e zgjedhjeve, e bën sërish të duket si opsioni më i sigurt dhe më i lehtë për t’u votuar.

    I gjithë ky diskutim nuk e zbeh rolin që mund të ketë fushata në rezultatin e zgjedhjeve. Ka raste kur edhe kandidatët që janë paraqitur vonë kanë arritur të performojnë përtej pritshmërive dhe të bëhen faktorë vendimtarë. Vetëm në Prishtinë kemi dy shembuj të tillë: Selim Pacolli i AKR-së në vitin 2017 dhe Uran Ismaili i PDK-së në vitin 2021.

    Për shembull, rezultati i vitit 2021, fushata interesante që ka tërhequr votë në të cilën PDK as nuk ka pasur akses më herët në Prishtinë dhe beteja e ashpër mes dy kandidatëve favoritë (Kryetari aktual, Përparim Rama nga LDK dhe kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku) me bllokada, akuza e shumëçka tjetër e bëjnë Uran Ismailin një kandidat serioz për zgjedhjet aktuale të vitit 2025. Por, vetëm imagjinojeni sikur ai të angazhohej më herët për ta lajmëruar kandidaturën e për të bërë opozitë e angazhim në terren me elektoratin. Të paktën balotazhin, do ta kishte të sigurt. Në rrethanat aktuale, as gjithë potneciali që ka nuk ia siguron hyrjen në balotazh për shkak të fuqisë së madhe të votës që LDK dhe LVV e kanë në Prishtinë. Për më tepër, Ismaili akoma as nuk është zyrtarizuar si kandidat.

    Partitë politike, nëse duan të krijojnë një dinamikë të re dhe një garë serioze në nivel lokal, duhet të ndryshojnë qasjen. Duhet të mendojnë formula konkrete për ta bërë pozitën e kryetarit të komunës, por edhe të drejtorëve komunalë, më atraktive, si për të rinjtë, ashtu edhe për profesionistët me përvojë. Një ide do të ishte që kandidati për kryetar të ketë një formë përkrahjeje financiare për një periudhë më të gjatë se vetëm disa muaj, për ta bërë të mundur angazhimin serioz dhe të qëndrueshëm. Ose, partitë mund të krijojnë një mekanizëm të brendshëm komunikimi dhe marketingu për të promovuar kandidatët lokalë më herët dhe më profesionalisht. Një ide tjetër do të ishte të ofrohen programe të strukturuara trajnimi për ata që shprehin interes të kandidojnë, në menaxhim publik, komunikim, etikë, etj. Krijohet një kuadër i  përgatitur, jo figura të improvizuara. Mund dhe të krijohet një mekanizëm i qartë që ndan një pjesë të fondit të partive për degët lokale, me detyrime konkrete për angazhim publik dhe programor. Ka dhjetra ide tjera, nëse ka vullnet për ta ndryshuar lojën e për t’i dhënë votuesit me të vërtetë alternativa dhe angazhim direkt në zgjedhjet lokale.

    Sepse, kur një kandidat vendos të hyjë në garë vetëm 1 deri në 12 muaj para zgjedhjeve  (personalisht di për raste kur një kandidat i një partie të madhe nuk ka vendosur në një palë zgjedhje deri 3 ditë para fushatës, sepse po negocionte me kompaninë aktuale që të ia mundësojë një pushim për këtë periudhë) atëherë kjo nuk është garë e barabartë. Nuk është konkurrencë. Është thjesht humbje kohe, për ta, për votuesin dhe për vetë procesin zgjedhor. Sepse përballë kanë një kryetar që ka pasur katër vjet kohë për të ndërtuar praninë e vet, për të pasur qasje në resurse dhe për të kontrolluar rrëfimin publik.

    Mos të harrojmë, zgjedhjet lokale prekin shumë më shumë drejtpërdrejtë interesin e qytetarëve se sa ato qendroret. Derisa kjo pabarazi të mos adresohet seriozisht, zgjedhjet lokale do të vazhdojnë të jenë më shumë konfirmim i pushtetit aktual sesa një mundësi reale për ndryshim. Dhe derisa ky sistem të mbështesë më shumë pushtetin sesa garën, zgjedhjet lokale do të jenë ritual, jo demokraci.

    (Autori është ekspert i komunikimit dhe marketingut. Ka qenë i angazhuar në disa palë zgjedhje, me kandidatë të ndryshëm, në fushata të ndryshme).

    Zgjedhje pa garë: Si mbijetojnë kryetarët e komunave pa u sfiduar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Kurtit i duhen fitore të vogla për të mbuluar humbjen e madhe me marrëveshjen për normalizim
    2. Demaskimi i Deepfake Phishing-ut: Mbrojeni veten nga taktikat e reja të bazuara në IA
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?

    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?

    17/08/20245 Mins Read
    Gratë lidere në politikë: Llojet e reja të mizogjinisë nxisin betejat e vjetra

    Gratë lidere në politikë: Llojet e reja të mizogjinisë nxisin betejat e vjetra

    29/07/20244 Mins Read
    Kujtimi i Srebrenicës: Përballja me historinë për të ndërtuar paqen

    Kujtimi i Srebrenicës: Përballja me historinë për të ndërtuar paqen

    12/07/20243 Mins Read
    Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve europiane

    Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve europiane

    21/06/20246 Mins Read
    Teatri i “kukullave” të Vetëvendosjes

    Teatri i “kukullave” të Vetëvendosjes

    03/03/20246 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Nikolloski: Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër Maqedonia

    Nikolloski: Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

    16/04/20262 Mins Read

    Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër konfirmoi Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski.…

    Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

    Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

    16/04/2026
    Maqedonia pranon nga Holanda furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve

    Maqedonia pranon nga Holanda furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve

    16/04/2026
    Hoxha: Me programin LIFE, politikat strategjike i shndërrojmë në zgjidhje konkrete ekologjike

    Hoxha: Me programin LIFE, politikat strategjike i shndërrojmë në zgjidhje konkrete ekologjike

    16/04/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    09/04/2026
    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    09/04/2026
    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    09/04/2026
    Me te lexuara
    Nikolloski: Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

    Nikolloski: Janë siguruar mjete shtesë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

    16/04/2026
    Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

    Komuna e Çairit: Çdo angazhim është ligjor, transparent dhe i lidhur me punë konkrete

    16/04/2026
    Maqedonia pranon nga Holanda furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve

    Maqedonia pranon nga Holanda furgonë të specializuar për transportin e të burgosurve dhe emigrantëve

    16/04/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.