
Qasja direkte anteriore nuk është vetëm një teknikë kirurgjikale – është një filozofi e jetës dhe lëvizjes pa dhimbje dhe kufizime. Kjo qasje daton që nga fillimi i shekullit të 20-të.
Sot, qasja direkte anteriore është sinonim i kirurgjisë minimalisht invazive me kujdes të veçantë për muskujt e pelvisit. Ndryshe nga qasjet tradicionale anësore dhe të pasme, qasja anteriore përdor intervalin natyral ndërmjet muskujve, pa i prerë dhe dëmtuar ato, që është një avantazh i madh për pacientin.
Kur përdoret kjo qasje?
Koksartroza është një sëmundje degjenerative-rigjeneruese e këllkut dhe është një nga sëmundjet më të zakonshme të aparatit lokomotor (sistemit muskuloskeletor). Bëhet fjalë për osteoartritin, domethënë një sëmundje e theksuar kronike dhe progresive që shfaqet zakonisht në vitet e mëvonshme, por nuk i anashkalon as të rinjtë. Koksartriti do të thotë dëmtim i kërcit të nyjes së këllkut. Shfaqja e dhimbjes është simptoma kryesore dhe më e zakonshme, dhe shoqërohet me kufizim të lëvizshmërisë së nyjes, paqëndrueshmëri të saj dhe hipotrofi të muskujve përreth.
Çfarë mundëson qasja direkte anteriore?
Kjo qasje në këllk sjell shumë përparësi për pacientin. Disa prej tyre janë: lëvizshmëri dhe vertikalizim (ngritje dhe qëndrim në këmbë) që në ditën e parë pas operacionit. Me ruajtjen e integritetit të muskujve, arrihet një stabilitet më i mirë, zvogëlohet rreziku i zhvendosjes dhe arrihet një qëndrim i shkurtër në spital (hospitalizim minimal), si dhe shumë më pak dhimbje pas operacionit.
Për cilët pacientë rekomandohet qasja direkte anteriore?
Qasja direkte anteriore është perfekte për pacientët aktivë që duan një rikthim të shpejtë në funksion, pacientët e rinj me strukturë të mirë muskulore dhe pacientët me një BMI (indeks i masës trupore) normale ose të moderuar.
Kur është e kundërindikuar kjo qasje?
Në një numër të caktuar pacientësh, qasja direkte anteriore mund të jetë teknikisht e vështirë dhe ndonjëherë e papërshtatshme. Këtu përfshihen pacientët me BMI të lartë, yndyrë të konsiderueshme në pjesën e përparme të pelvisit (këllkut) ose deformime komplekse anatomike.
Përfundim
Qasja direkte anteriore është mishërimi i koncepteve moderne kirurgjikale që minimizojnë dëmtimet dhe optimizojnë rezultatin, duke respektuar anatominë e trupit.
Qasja direkte anteriore, duke ruajtur integritetin e muskujve, ofron një numër përfitimesh siҫ është: reduktimi i ndjeshëm i dhimbjes pas operacionit, më pak humbje gjaku, qëndrim më të shkurtër në spital dhe rritje të gamës/diapazonit të lëvizjeve në këllk.
Për shkak të vendndodhjes anatomike, kjo qasje lejon fshehjen e prerjes kirurgjikale, e cila është e rëndësishme përsa i përket këndvështrimit estetik. Megjithatë, përfitimi më i rëndësishëm është lirimi i shpejtë dhe i plotë nga patericat (në ditën e 14-të pas operacionit) dhe kthimi në punë dhe aktivitetet e përditshme.
Nëse dëshironi të rezervoni kontrollin tuaj, ju lutemi kontaktoni qendrën tonë të kontaktit: 02/3091-484

Specialist ortoped
Artroplastikë totale e këllkut me anë të qasjes direkte anteriore appeared first on Telegrafi.