
Gjatë vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut në lidhje me dokumentet personale të qytetarëve. Sipas Avokatit të Popullit, Naser Ziberi, mungesa e dokumenteve të udhëtimit ka cenuar rëndë të drejtën e qytetarëve për lëvizje të lirë.
Raporti vjetor thekson se shumica e shkeljeve lidhen me çështje statusore dhe pajisjen me dokumente personale, veçanërisht pasaportat.
“Kjo solli shkelje të rëndë të të drejtave të qytetarëve për qarkullim të lirë, të drejtën e qytetarëve për realizimin e mbrojtjes shëndetësore jashtë vendit, shkeljen e të drejtës për ngritjen në karrierë për punësime e kështu me rashë. Shkelje ka kishte numerikisht të mëdha edhe në sferën e të drejtave të konsumatorit që kanë të bëjnë me të drejtat lidhur me pagesat e faturave dhe llogarive për furnizim me rrymë elektrike po ashtu ankesa kishte lidhur me punën e përmbaruesve”, tha Ziberi.
Ziberi: Vitin e kaluar janë shënuar shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut në lidhje me dokumentet personale në RMV appeared first on Telegrafi.