
Sekretari i përgjithshëm i ASH -Taravari, Blerant Ramadani tha se ajo për të cilin kishin dyshuar, se tre liderët e tjerë të koalicionit po punonin kundër tyre, doli në pah tani.
Ramadani në “Daily Click” tha se në momentin që ASH vendosi të dalë me lista të veçanta për këshilltarë, u zbeh besimi ndërmjet partnerëve.
“Ndodhitë e fundit në koalicionin VLEN neve na lënë të kuptojmë se atje kishim një lloj pamaturie të deklarimeve të disa udhëheqësve të ish-partnerëve tanë apo nëse mund t’i quaj ende partnerëve tanë pasi që në një moment kur ne vendosim për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë, disi sikur u zbeh ai besimi ndërmjet dhe doli në pah ajo për të cilën ne dyshonim brenda ASH-së se mos vallë partnerët tanë janë të koordinuar karshi neve si ASH”, tha Blerant Ramadani.
Ai se partnerët e koalicionit VLEN kanë qenë të informuar që nga tetori se ASH-ja në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të veçanta për këshilltarë.
Ramadani tha se Arben Fetai ka qenë në komunikim të përditshëm me kolegët e VLEN-it që janë në ekzekutiv dhe në mbledhjen e ardhshme të ASH-së, siç tha, do të bëhet e ditur nëse mund të ketë bashkëpunim për kryetarët e komunave.
“Sa i përket zëvendëskryeministrit Arben Fetai, besoj që në mbledhjen e ardhshme do të na brifojë se si kanë shkuar komunikimet, pasi që edhe pozitën që e ka, është në komunikim të përditshëm me kolegët brenda VLEN-it që janë pjesë e ekzekutivit dhe do të shohim nëse ka ndonjë modus që përsëri mund të na ofrojë një përkrahje të ndërsjellët për kryetarë komunash pasi që për këshillin është çështje e mbyllur”, tha Ramadani./TV21/
Ramadani: Në mbledhjen e ardhshme të ASH-së do të sqarohet nëse do të ketë bashkëpunim me VLEN-in për kryetar komunash appeared first on Telegrafi.