Close Menu
    What's Hot
    Kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive në Maqedoni, dyshohen për krim ekonomik

    19/12/2025
    Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

    AUV: Kemi realizuar 262 inspektime për sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Tiranë/ Punëtori humb jetën pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i kompanisë

      14/12/2025
      Pengmarrja e 39-vjeçarit nga Kosova, Gjykata e Vlorës lë në burg Orest Çorapajn dhe Julian Zogajn

      Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Endri Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia

      Dhurata për fëmijët në pediatri, studentët e Mjekësisë nismë për festat e fundvitit

      PZAP certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

      13/12/2025
      Protestë në Shkup pro UÇK-së, mijëra njerëz mbështesin thirrjen për të liruar komandantët e akuzuar në Hagë

      Protestë pro UÇK në Shkup, tubimi në mbështetje të ish-komandantëve të luftës që ndodhen në Hagë

      Vuçiç paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë

      12/12/2025
      Kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive në Maqedoni, dyshohen për krim ekonomik

      Kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive në Maqedoni, dyshohen për krim ekonomik

      19/12/2025
      Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

      Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

      19/12/2025
      AUV: Kemi realizuar 262 inspektime për sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë

      AUV: Kemi realizuar 262 inspektime për sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë

      19/12/2025
      Andonovski: Maqedonia renditet në Grupin A për përparim dixhital sipas Bankës Botërore

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Stresi gjatë festave, 3 këshilla të arta për të përballuar fundvitin

      Stresi gjatë festave, 3 këshilla të arta për të përballuar fundvitin

      14/12/2025
      Ushqimet që duhet të konsumoni në dimër për një imunitet të fortë

      Mos prisni janarin: 5 gjërat që duhet të bëni tani për një 2026 më të lumtur dhe të suksesshme

      Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

      Ndjesia e lodhjes, kur është shkak për shqetësim? Ja kur duhet t’i drejtoheni patjetër te një mjek

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Showbiz»The Guardian: A është Dua Lipa intervistuesja më e mirë letrare?
    Showbiz

    The Guardian: A është Dua Lipa intervistuesja më e mirë letrare?

    08/05/20255 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    The Guardian: A është Dua Lipa intervistuesja më e mirë letrare?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    The Guardian: A është Dua Lipa intervistuesja më e mirë letrare?

    Klubi i librave i Dua Lipës po bën bujë, tani edhe intervistat e saj me autorë fitues të çmimit Pulitzer po fitojnë fansa të rinj.

    Dua Lipa është, pa dyshim, e mirë në shumë gjëra. Ajo këndon, vallëzon, shkruan dhjetëra këngë dhe ka bashkë-dizajnuar një koleksion me Donatella Versace.

    Por nëse dikush do t’ju thoshte se ajo sapo ka dalë fituese në një “duel” në stilin Mortal Kombat si intervistuesja më e mirë letrare, ndoshta do të mendonit se ai person e ka marrë shumë seriozisht këngën e saj Hallucinate.

    Megjithatë, kjo ka ndodhur, në një video në YouTube që ka mbledhur mbi një milion shikime në pak javë. Dhe argumenti që jep videoja është… habitshëm bindës. “Po bëja kërkime për një ese-video rreth cilësisë së intervistave letrare në vende të ndryshme”, thotë shkrimtari Blake Lefray, i cili e krijoi videon për kanalin e tij ende të ri.

    Ai hasi në intervistën e Lipës me Hernan Diaz, autor i romanit Trust, fitues i çmimit Pulitzer, dhe mbeti i habitur, shkruan “The Guardian“.

    Edhe pse e kishte parë Diaz-in të intervistohej disa herë nga gazetarë dhe prezantues televizivë, intervista e Lipës ishte “pa dyshim më e mira”, thotë ai.

    “Fillimisht mendova se ta shpallja Dua Lipën si intervistuesen më të mirë të shkrimtarëve do të ishte thjesht një titull që të tërheq klikime, por sa më shumë i shikoja intervistat e saj, aq më shumë e kuptoja se, për mua personalisht, ajo është më e mira për momentin. Bën pyetje të zgjuara me empati dhe kureshtje”.

    Kjo mund të tingëllojë si ekzagjerim, por pas vetëm dy-tri intervistash, kuptohet se ka diçka ndryshe nga intervistat standarde të shtypit.

    Në intervistën me Diaz-in, ajo e pyet nëse një nga personazhet e tij bazohet në një gazetar investigativ që kishte ekspozuar John D. Rockefeller-in dhe kishte ndikuar në shpërbërjen e monopolit të kompanisë Standard Oil – dhe Diaz, i cili nuk e kishte dëgjuar kurrë këtë gazetar, mbetet i befasuar.

    Në një bisedë me fituesen e çmimit Nobel, Olga Tokarczuk, flasin gjatë për rëndësinë e poetit William Blake si figurë kundër-sistem në Poloninë komuniste.

    Në një tjetër intervistë me autorin e Lincoln in the Bardo, George Saunders, diskutimi shkon drejt rëndësisë së të qenit jo-gjykues gjatë draftit të parë të një romani, dhe në një moment, vetë Saunders, paksa i emocionuar, e pyet Lipën se si ishte të performonte në Glastonbury.

    Këto nuk janë fare intervista të zakonshme televizive. Në emisionet e natës, pyetjet janë zakonisht të lehta, Jimmy Fallon, për shembull, gjithmonë e nis me “Si ndihesh që ke shkruar një libër bestseller?”, ndërsa Seth Meyers kaloi pjesën më të madhe të intervistës me Diaz duke e pyetur për stilolapsin që përdor për të shkruar me dorë.

    Lorraine Kelly dhe Angela Rippon bëjnë pyetje pak më të thella, por segmentet e tyre janë aq të shkurtra, sa nuk ka kohë për diskutime të gjata mbi fatin, empatinë apo martesën nën qeveritë e djathta, transmeton Klankosova.tv.

    Podcast-et dhe festivalet letrare janë alternativë më e mirë, por edhe ato, siç vëren Lefray, janë më pak konsistente se Dua Lipa: ndonjëherë të ngathëta, ndonjëherë të sikletshme dhe shpesh përdorin fjalë si “pak a shumë”.

    Si po e arrin ajo këtë sukses? Para së gjithash, Dua Lipa duket se lexon shumë: në një fjalim në ceremoninë e çmimit Booker më 2022, foli për ndikimin që kishin pasur veprat e Ismail Kadaresë tek ajo si adoleshente, duke e njohur me shpirtin e rezistencës shqiptare.

    Intervistat e saj janë pjesë e klubit të librave që ajo udhëheq përmes faqes së saj të stilit të jetesës, Service95.

    Edhe pse ndonjë cinik mund të thotë se është vetëm mënyrë për të ndërtuar markën personale dhe për të fituar përmes linkeve të sponsorizuara (ashtu si Reese Witherspoon, Dakota Fanning, Natalie Portman dhe Oprah), ajo ka filluar të rekomandojë libra që nga viti 2019, me një grup të vogël shoqesh.

    Ka postuar rekomandime në Instagram shumë përpara se të krijonte Service95, dhe rafti i saj i librave, që duket shpesh në sfondin e intervistave, është plot me libra të veçantë, nga The Story of Art Without Men e Katy Hessel te Rap Capital i Joe Coscarelli-t.

    Ndoshta, si dikush që ka dhënë qindra intervista vetë, ajo e kupton mirë çfarë e bën një intervistë të mirë: pyetjet që artistët i duan dhe i urrejnë, ato që dëshirojnë të dëgjojnë, dhe ato që i ndihmojnë të hapen.

    Nuk është e qartë nëse pyetjet i shkruan vetë, përfaqësuesit e saj nuk kanë kthyer përgjigje, por ajo duket gjithmonë e përgatitur: njeh personazhe dytësorë, subplote, dhe asnjëherë nuk mbetet e zënë në befasi nga ndonjë koment i autorit.

    Përtej të gjithave, ndoshta Dua Lipa është intervistuese e mirë sepse lexon siç shpresojnë autorët që të lexohet vepra e tyre: me pasion dhe për kënaqësinë e përjetimit.

    Është e dukshme që ajo lexon me mendje dhe zemër, duke e kuptuar veprën në thellësi, gjë që e çon natyrshëm në pyetje të ndjeshme dhe të sakta.

    Nëse i dëgjon disa nga intervistat e saj, është e pamundur të mos të lindë dëshira për të lexuar më shumë, më gjerë, apo më thellë. Dhe mbi të gjitha… ajo ka shkruar edhe Houdini. Tani është radha e Fallon-it të përmirësohet./Klan Kosova

    The Guardian: A është Dua Lipa intervistuesja më e mirë letrare? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. ‘Deri kur’, Edona Llalloshi sjell këngë dedikuar grave të vrara në Kosovë
    2. “Kurrë në jetë s’kam pasur dëshirë të kem fëmijë”, Lekatari: Armend Rexhepagiqi hapi një diskurs të madh shoqëror
    showbiz
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    “Prishtina përfitoi 22 milionë euro të hyra nga Sunny Hill Festival”

    05/08/20252 Mins Read
    Pamela Anderson: Stallone më ofroi një apartament dhe një Porsche që të isha vajza e tij nr.1

    05/08/20251 Min Read
    “Ndoshta ke harruar kush është babai yt..”, Fero me një postim për vajzën e tij

    “Më prangosën e më çuan në stacion në Shtërpcë”, Xhuli rrëfen për konfliktin me policët serbë të PK-së gjatë rrugës për në Brezovicë

    15/03/20242 Mins Read
    “Mos më puth se keqkuptohen o budalla”, Meritoni dhe Fationi debatojnë ashpër me njëri-tjetrin

    28/02/20242 Mins Read
    Top Posts
    Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

    Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

    19/12/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive në Maqedoni, dyshohen për krim ekonomik Maqedonia

    Kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive në Maqedoni, dyshohen për krim ekonomik

    19/12/20251 Min Read

    Prokuroria dhe Policia njoftojnë se janë parashtruar kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive…

    Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

    Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

    19/12/2025
    AUV: Kemi realizuar 262 inspektime për sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë

    AUV: Kemi realizuar 262 inspektime për sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë

    19/12/2025
    Andonovski: Maqedonia renditet në Grupin A për përparim dixhital sipas Bankës Botërore

    Andonovski: Maqedonia renditet në Grupin A për përparim dixhital sipas Bankës Botërore

    19/12/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Stresi gjatë festave, 3 këshilla të arta për të përballuar fundvitin

    Stresi gjatë festave, 3 këshilla të arta për të përballuar fundvitin

    14/12/2025
    Ushqimet që duhet të konsumoni në dimër për një imunitet të fortë

    Ushqimet që duhet të konsumoni në dimër për një imunitet të fortë

    14/12/2025
    Mos prisni janarin: 5 gjërat që duhet të bëni tani për një 2026 më të lumtur dhe të suksesshme

    Mos prisni janarin: 5 gjërat që duhet të bëni tani për një 2026 më të lumtur dhe të suksesshme

    14/12/2025
    Me te lexuara
    Kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive në Maqedoni, dyshohen për krim ekonomik

    Kallëzime penale ndaj 33 personave dhe 2 kompanive në Maqedoni, dyshohen për krim ekonomik

    19/12/2025
    Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

    Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë

    19/12/2025
    AUV: Kemi realizuar 262 inspektime për sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë

    AUV: Kemi realizuar 262 inspektime për sigurisë së pakove të Vitit të Ri për fëmijë

    19/12/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.