
Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimtaria industriale në sektorin “Energjia” në mars të vitit 2025 shënon rritje të konsiderueshme prej 13.8% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM).
“Rritja prej 12.9% në grupin ‘Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar’ është veçanërisht pozitive, që është një tregues i fortë i qëndrueshmërisë dhe dinamikës në sektorin e energjisë. Me miratimin e Ligjit të ri të Energjisë, ky trend pozitiv pritet të vazhdojë në periudhën e ardhshme, përmes intensifikimit të investimeve në burimet e energjisë së rinovueshme, modernizimit të rrjetit dhe zhvillimit të sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike. Ligji ofron mekanizma të qartë për mbështetjen e projekteve energjetike, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme dhe sigurinë energjetike afatgjatë”, bëhet e ditur në kumtesë.
Nga MEMBM theksojnë se vazhdojnë me zbatimin e politikave strategjike të cilat do të sigurojnë furnizim të sigurt, të kapshëm dhe të pastër me energji për të gjithë qytetarët dhe për biznesin. Në periudhën që vijon, prioritet do të jetë realizimi i projekteve të cilat nënkuptojnë pavarësi më të madhe energjetike dhe qëndrueshmëri të sistemit. Korniza e re ligjore, siç bëhet e ditur, do të mundësojë integrim më intensiv të burimeve të rinovueshme, përballje më efikase me rrjetin dhe mbrojtje më të madhe të të drejtave të konsumatorëve.
MEMBM: Rritje e konsiderueshme në sektorin energjetik në mars të vitit 2025 appeared first on Telegrafi.