
Ditën e sotme 12 minatorë në Trepçë janë lënduar nga acidi sulfurik. Dy prej tyre kanë lëndime serioze të syve, sipas medieve në Kosovë.
Lajmi konfirmohet nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.
Dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të specializuar.
Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv