OSBE ka reaguar pas nisjes së sesionit të ri parlamenatr. Ajo që u vu re, është se në ditën e parë të çeljes së punimeve, skenari i opozitës nuk kishte ndryshuar. Seanca zgjati vetëm 13 minuta për shkak të kaosit dhe Presidenti begaj nuk mundi të mbante fjalën e parashikuar për shkak se u pengua nga demokratët.
Në reagim, OSBE thotë se presin një parlament funksional dhe të fokusuar në reformat e nevojshme.
“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet e 2025-s është e shkurtër dhe mbetet shumë për të bërë”, thuhet në reagim.
I urojmë sukses Kuvendit
në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. (1/2)
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 15, 2024