Close Menu
    What's Hot
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/2026
    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

      Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

      25/06/2026

      Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

      25/06/2026
      “Presidenca qipriote e BE, mbështetje për suksesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit”, Hoxha: Forcim i lidhjeve ekonomike në interes të ndërsjellë të të dyja vendeve

      Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

      23/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

      Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

      27/06/2026
      Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

      Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

      27/06/2026
      Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

      Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

      27/06/2026
      Andonovski: Themelet janë vendosur, vazhdojmë me digjitalizimin dhe përparimin e shërbimeve

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

      Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

      25/06/2026
      Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Specialja që persekuton
    Opinion

    Specialja që persekuton

    09/12/20244 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Specialja që persekuton
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Specialja që persekuton

    Specialja është një institucion politik dhe që nuk e kishte për qëllim as për mision vënien e drejtësisë në vend, por pati për qëllim dhe mision diskreditimin e UÇK-së dhe balancimin e kriminelit dhe viktimës.

    Nga paniku pasi dështoi t’i vërtetojë akuzat qesharake për trafikim organesh në një kohë kur njerëzit vdisnin nga mungesa e mjekëve gjatë luftës në Kosovë, Gjykata Speciale ka ngritur akuzë të re ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Si për ironi, akuza për vepra penale që lidhen me pengim të drejtësisë u publikua vetëm pak ditë pasi përmes një letre drejtuar gjyqtarëve në Hagë, avokatët i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte, kanë kërkuar nga gjyqtarët që të mos ia mbajnë anën Prokurorisë.

    Aktakuza ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit për kinse për pengim të drejtësisë, ka për qëllim që ta justifikojnë Specialen e cila ka dështuar dhe e cila është në raport të disfavorshëm më palën mbrojtëse. Si një “rast i madh” si ky pa prova kredibile materiale e i bazuar vetëm në dëshmi të lëkundshme e të fabrikuara, është e natyrshme që Specialja po e vëren dështimin.

    Gabimi u bë krejt në fillim të procesit, fillimisht u arrestuan ish-krerët e UÇK-së e u mbajtën një kohë të gjatë në paraburgim pa filluar gjykimi, më pas zyrtarët e Speciales bën gjithçka për të siguruar dëshmi, kryesisht nga Serbia, për çka tani më edhe dihet publikisht.

    Kjo e bën procesin të pabesueshëm dhe jo profesional. Me ngritjen e akuzës për ish-krerët e UÇK-së dhe paraburgosjen e tyre veçse është dëshmuar ajo që në fakt dihej që nga fillimi që Specialja është një institucion politik dhe që nuk e kishte për qëllim as për mision vënien e drejtësisë në vend, por pati për qëllim dhe mision diskreditimin e UÇK-së dhe balancimin e kriminelit dhe viktimës.

    Gjykata Speciale ndonëse në letër është gjykatë e Kosovës, ajo funksionon si një “ishull” brenda sistemit të drejtësisë, ngase e njëjta nuk i jep llogari askujt, madje as publikut. Kjo gjykatë përveçse e pa drejtë edhe procesi që po zhvillohet në të, është duke u shoqëruar me mangësi të shumta.

    Këto parregullsi, do të mund të ‘justifikoheshin’ vetëm me një verdikt përkatësisht aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së, i cili do të ishte epilog real dhe i pritshëm. Por, ndryshe nga mësymja e Speciales për t’i prangosur të gjithë ata që po “e pengojnë drejtësinë”, ende nuk dihet se kush ua vodhi dosjet të cilat u dërguan nga persona ende të panjohur tek zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në shtatorin e vitit 2020 organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës filloi të mbajë seanca të jashtëzakonshme për media. Ata pritën mediat në selinë e tyre me një mal me dokumente në tavolinë.

    Kur konferenca filloi treguan se dikush, ende i panjohur për ta, po u sjell dosje, të cilat pasi i kanë shfletuar kanë kuptuar se mund të jenë të Gjykatës Speciale. Për këtë veprim – se ua prezantuan mediave dokumentet e rrjedhura nga Specialja – Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kryetari dhe zëvendës-kryetari i OVL-së, janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

    Por, kur kanë kaluar gati katër vjet, askush s’u dënua nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informacioneve. E sipas organizatave që e monitorojnë punën e Speciales, procesi gjyqësor është karakterizuar me lëshime dhe të meta të shumta, për çka ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se është duke punuar për ta themeluar një mekanizëm që do ta monitoronte punën e Speciales.

    Megjithatë, kur kanë mbetur edhe pak muaj deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, kjo ide ka mbetur vetëm në letër, teksa kryeministri Albin Kurti i ka shpeshtuar kritikat për sistemin e drejtësisë në Kosovë, por nuk e tha asnjë fjalë për zhvillimet e fundit në Speciale.

    Përkundër të gjitha vërejtjeve në proces, zhbërja e kësaj gjykate të cilin e përmendi Duat Haradinaj nga AAK, nuk është zgjidhja as nuk duhet të insistohet për këtë, por pres të ketë përshpejtim të procedurës dhe përfundim sa më të shpejtë e konfirmim të luftës dhe pastërtisë së saj. Sikur kanë rënë akuzat për trafikim me qenie njerëzore, një akuzë utopike e jashtë sensit logjik, gradualisht jam i bindur që do të bien edhe akuzat për ndërmarrje të përbashkët kriminale.

    *Autori është gazetar dhe redaktor i “Albanian Post“, mediumin ku u botua fillimisht ky opinion. Mendimet dhe qëndrimet e paraqitura në këtë përmbajtje i takojnë vetëm autorit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e gazetës Reporteri.

    Specialja që persekuton / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Zgjedhjet që nuk ofrojnë zgjidhje ne veri
    2. Vetëlëndimi i 20 nxënësve nga sfida e TikToku-ut dhe edukimi për mediat
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Politika dhe Gjeopolitika e Inteligjencës Artificiale

    11/08/20257 Mins Read

    A mund të udhëheqë Evropa një botë të braktisur nga SHBA-ja?

    11/06/20255 Mins Read
    Mbyllja e TikToku-ut si opium për popullin

    07/01/20259 Mins Read
    Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve europiane

    21/06/20246 Mins Read
    Putini dhe Kim, çift i zakonshëm me mision të dyfishtë – çimentimi i rendit të ri botëror

    19/06/20246 Mins Read
    Top Posts
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht Maqedonia

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/20261 Min Read

    Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se është në zhvillim procesi i vlerësimit të punës…

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    27/06/2026
    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    27/06/2026
    Andonovski: Themelet janë vendosur, vazhdojmë me digjitalizimin dhe përparimin e shërbimeve

    Andonovski: Themelet janë vendosur, vazhdojmë me digjitalizimin dhe përparimin e shërbimeve

    27/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

    Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

    25/06/2026
    Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

    Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

    25/06/2026
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Me te lexuara
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/2026
    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    27/06/2026
    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    27/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.