Close Menu
    What's Hot
    Xhaka gjithnjë e më afër Milanit

    Xhaka gjithnjë e më afër Milanit

    15/06/2025
    Driton Kuka: Medalja e 9-të nga Kampionatet Botërore, ecim para

    Driton Kuka: Medalja e 9-të nga Kampionatet Botërore, ecim para

    14/06/2025
    Jo, s’jemi islamofobë. Thjesht s’jemi trullana!

    Jo, s’jemi islamofobë. Thjesht s’jemi trullana!

    14/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      13/06/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Sot në Shkup zhvillohet takim i Komisioneve të Përbashkët për Histori

      13/06/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Mexhiti: Kemi mbyllur 226 faqe që kanë ofruar shërbime për kazino online

      13/06/2025
      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      Pendarovski: BE-ja duhet të veprojë menjëherë, të përfundojë projektin historik për bashkimin e Evropës

      13/06/2025
      Xhaka gjithnjë e më afër Milanit

      Xhaka gjithnjë e më afër Milanit

      15/06/2025
      Driton Kuka: Medalja e 9-të nga Kampionatet Botërore, ecim para

      Driton Kuka: Medalja e 9-të nga Kampionatet Botërore, ecim para

      14/06/2025
      Jo, s’jemi islamofobë. Thjesht s’jemi trullana!

      Jo, s’jemi islamofobë. Thjesht s’jemi trullana!

      14/06/2025

      Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Botëror, ndalet në finale nga kampionja e Japonisë

      14/06/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE
    Kosova

    BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE

    14/01/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE

    Në mesin e kushteve detyruese për Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian pritet të përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjeve që Serbia i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Për këtë është duke punuar Komisioni Evropian, dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve në kapitullin e 35 me Serbinë për anëtarësim. “Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Kërkesa për ndryshim të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së, pasi Serbia zyrtarisht përmes kryeministres së saj, Ana Brnabiq, tha se “vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet, për të cilat u pajtua me Kosovën”.

    Kurti: Serbia nuk respekton marrëveshjen për normalizimin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një mbledhje të qeverisë e akuzoi Serbinë se nuk po e respekton Marrëveshjen për normalizim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Neni një i marrëveshjes thotë që palët, pra Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta. Serbia megjithatë, zgjedh gjithçka mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira me neve, ajo në të vërtetë zgjedh ta sulmojë Kosovën, siç bëri më 24 shtator 2023 në Banjskë, dhe pastaj t’i mbrojë kryerësit e kësaj vepre në krye me Millan Radoiçiqin”, tha Kurti.

    Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e mori përgjegjësinë për kryerjen e sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 4 shtator të vitit të shkuar nga një grup serbësh të armatosur. Kosova dhe Serbia vitin e shkuar arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj e njohur si marrëveshja e Ohrit. Këtë BE-ja po do që ta bëjë “ligjërisht të detyrueshme”, ndonëse palët u pajtuan me marrëveshjen, por nuk vendosën firmat.

    Në tetor të vitit të shkuar, udhëheqësit e Gjermanisë, Kancelari Scholz, Presidenti i Francës Macron, kryeministrja e Italisë Meloni dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ta njohë de facto Kosovën.

    Vuçiç: Na kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës

    Ditë më parë, këtë e rikujtoi vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se “Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës”. “De facto ose de jure, kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiq për mediet në Serbi.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike, andaj të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin ose Asociacionin si një çështje”, tha Kurti, duke shtuar se “nga 11 nenet e Marrëveshjes bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia”, prandaj ai kërkoi reagim nga Bashkimi Evropian. “Ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por edhe për respektim dhe mos-shkelje të saj. Kjo është arsyeja kryesore pse kemi kërkuar të ketë nënshkrim të marrëveshjes”, tha Kurti.

    Pas kësaj deklarate të Kurtit, i menjëhershëm ishte reagimi i Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili e akuzoi kryeministrin e Kosovës, për siç tha, “shkelje të marrëveshjeve në Bruksel”, veçmas atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Kurti as nuk mund të rishkruajë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel 11 vjet më parë, zbatimi i së cilës garantohet nga Bashkimi Evropian, as nuk mund të shkruajë apo të flasë asnjë fjalë pa sulmuar Beogradin dhe serbët në Kosovë, sepse, kjo është e vetmja gjë që ai di të bëjë”, tha Petkoviq.

    Sipas tij, Albin Kurti  është “burimi kryesor” i jostabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

    Ndryshim të qasjes perëndimore ndaj Serbisë, kërkoi edhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, menjëherë sapo u kthye nga një vizitë që zhvilloi  me (04.01) në Kosovë. Cameron tha se “duhet të shprehet zhgënjim me sjelljen e Qeverisë së Serbisë, pas ngjarjeve të shtatorit në Banjskë të Zveçanit”, ku një grup serbësh të armatosur vranë një polic të Kosovës. Autoritetet kosovare fajësuan Serbinë për përfshirje në sulm, por Beogradi e mohoi këtë. “Jam i vetëdijshëm se sa e rrezikshme ishte, prandaj ishte një prej arsyeve që shkova në Kosovë”, tha Cameron. Ai tha se “është koha që të ndryshohet qëndrimi i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar se Rusia po synon që ta destabilizojë këtë rajon”.

    Por si e shohin analistët politik nismën e  Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, i cili ka kërkuar që marrëveshja e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të bëhet pjesë përbërëse e kapitullit 35 për Serbinë në negocitat për anëtaresim në BE.  Demush Shasha, nga Instituti Epik, i tha DW-së se “patjetër se ky kushtëzim ndikon në kalkulimin politik të Presidentit Vuçiç , pasi si në kuptimin politik, por edhe në kuptimin ekonomik, është tejet e rëndësishme që Serbia të perceptohet si një vend, i cili ngelet në kursin e saj drejt anëtarësimit në BE”.

    “Ky kushtëzim do varet edhe nga perceptimi i Vuçiç për vullnetin e BE-së për pranimin e Serbisë në BE. Nëse ai vëren se BE-ja pa marr parasysh çfarë bën Serbia, nuk do hap dyert në një afat të shkurtër për anëtarësimin e Serbisë, atëherë, iniciativa e Vuçiç për të bërë kompromise karshi dialogut do zbehet”, tha Shasha.

    Kursi i Serbisë, zgjedhjet në SHBA e lufta në Ukrainë

    Kursin e politikës së Vuçiqit, Shasha e ndërlidh edhe me vitin zgjedhor në SHBA, dhe dinamikën e luftës në Ukrainë. Sipas tij, “pasojat e këtyre dy zhvillimeve do të ndjehen edhe në rajonin e Ballkanit”. Në një skenar ku Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve mund të zgjidhet Donald Trump dhe rrjedhimisht një skenar ku pozita e Rusisë forcohet në Ukrainë, atëherë, Vuçiç patjetër se do të jetë në një pozitë shumë më të konsoliduar për të ri-negociuar pozitën e Serbisë dhe kushtëzimet respektive në kuadër të dialogut”.

    Drejtori i Institutit Epik Demush Shasha, thotë se “kjo është edhe arsyeja përse Vuçiç është duke bërë çdo gjë për të ruajtur status-quonë në kuadër të dialogut përmes episodeve si ‘më dhemb dora e djathtë’ për të nënshkruar marrëveshjet e dialogut, apo episodi i Banjskës. Të dy këto episode kanë qenë pjesë e së njëjtës strategji dhe të njëjtit qëllim: ngadalësimin e dialogut dhe blerjen e kohës duke ruajtur status-quonë me shpresën e ardhjes së rrethanave më të favorshme gjeopolitike për Serbinë”.

    Prandaj sipas tij, kushtëzimi i Serbisë në kuadër kapitullit 35  do të ankoroj obligimet e dialogut për njohjen e elementeve të shtetësisë së Kosovës, ashtu siç tashmë kanë  kërkuar edhe liderët më të fuqishëm  evropian. “Në kuadër të procesit formal të anëtarësimit të Serbisë në BE, shumë do të varet edhe nga vendosmëria e BE-së për të anëtarësuar vendet e rajonit në BE në një afat të parashikueshëm kohor”, shprehet Demush Shasha./DW/

    Lexo edhe:

    1. U dhunua barbarisht nga njerku, 4-vjeçari në ‘luftë’ për jetën, plagë të shumta dhe dëmtime të rënda të trurit
    2. Serbia kap spunin e shqiptarëve, bashkëpunonte me SHISH që prej vitit 2022
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Qirinjtë aromatikë ju japin ndjenjë relaksi, por janë edhe të dëmshëm! Rreziqet që i kanosin shëndetit tuaj

    Qirinjtë aromatikë ju japin ndjenjë relaksi, por janë edhe të dëmshëm! Rreziqet që i kanosin shëndetit tuaj

    16/08/20241 Min Read
    Samiti rajonal i liderëve bën bashkë Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin në Mal të Zi

    Samiti rajonal i liderëve bën bashkë Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin në Mal të Zi

    10/05/20242 Mins Read
    Fituan zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, VMRO dhe VLEN bisedojnë për formimin e Qeverisë së re

    Fituan zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, VMRO dhe VLEN bisedojnë për formimin e Qeverisë së re

    10/05/20244 Mins Read
    “Shqiptarët në terren po armatosen”, Vuçiç akuzon perëndimin: Duan të shkatërrojnë Serbinë, Kurti po bën spastrim etnik

    “Shqiptarët në terren po armatosen”, Vuçiç akuzon perëndimin: Duan të shkatërrojnë Serbinë, Kurti po bën spastrim etnik

    05/02/20242 Mins Read
    Tetovë/ Të shtëna me armë në spital, plagosen dy persona

    Tetovë/ Të shtëna me armë në spital, plagosen dy persona

    11/01/20241 Min Read
    Top Posts
    Xhaka gjithnjë e më afër Milanit

    Xhaka gjithnjë e më afër Milanit

    15/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Xhaka gjithnjë e më afër Milanit Sport

    Xhaka gjithnjë e më afër Milanit

    15/06/20252 Mins Read

    Në mesfushë, gjatë këtij afati kalimtar veror, Milan pritet të kryejë një revolucion të vërtetë,…

    Driton Kuka: Medalja e 9-të nga Kampionatet Botërore, ecim para

    Driton Kuka: Medalja e 9-të nga Kampionatet Botërore, ecim para

    14/06/2025
    Jo, s’jemi islamofobë. Thjesht s’jemi trullana!

    Jo, s’jemi islamofobë. Thjesht s’jemi trullana!

    14/06/2025

    Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Botëror, ndalet në finale nga kampionja e Japonisë

    14/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Projektligji për të dhënat, i kundërshtuar nga Elton John dhe Dua Lipa miratohet në Parlamentin Britanik

    Projektligji për të dhënat, i kundërshtuar nga Elton John dhe Dua Lipa miratohet në Parlamentin Britanik

    13/06/2025
    Dietat përkeqësojnë depresionin

    Dietat përkeqësojnë depresionin

    12/06/2025
    Ish-producenti i Hollivudit shpallet fajtor në rigjykim për krime seksuale

    Ish-producenti i Hollivudit shpallet fajtor në rigjykim për krime seksuale

    12/06/2025
    Me te lexuara
    Xhaka gjithnjë e më afër Milanit

    Xhaka gjithnjë e më afër Milanit

    15/06/2025
    Driton Kuka: Medalja e 9-të nga Kampionatet Botërore, ecim para

    Driton Kuka: Medalja e 9-të nga Kampionatet Botërore, ecim para

    14/06/2025
    Jo, s’jemi islamofobë. Thjesht s’jemi trullana!

    Jo, s’jemi islamofobë. Thjesht s’jemi trullana!

    14/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.