Close Menu
    What's Hot
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    09/05/2026
    Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet

    Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet

    08/05/2026

    Gashi-Varns: Mbështetje për reformat dhe partneritetin strategjik me SHBA-në

    08/05/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa shkarkohet si drejtor i Policisë së Durrësit

      06/05/2026

      Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari në Divjakë (EMRI)

      06/05/2026
      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

      06/05/2026
      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      Dy të miturit humbën jetën teksa luanin përpara shtëpisë, banorët në Durrës marshojnë në shenjë proteste: Mos na vrisni, duam drejtësi

      06/05/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      Moti sot në Maqedoninë e Veriut

      09/05/2026
      Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet

      Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet

      08/05/2026

      Gashi-Varns: Mbështetje për reformat dhe partneritetin strategjik me SHBA-në

      08/05/2026
      Mbeturinat mbulojnë lagjet e Shkupit, Gjorgjievski fajëson problemet e trashëguara

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      20/04/2026
      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      20/04/2026
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Shqiperia»Begaj takohet me trupin diplomatik në Shqipëri: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
    Shqiperia

    Begaj takohet me trupin diplomatik në Shqipëri: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar

    10/01/20243 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Begaj takohet me trupin diplomatik në Shqipëri: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Begaj takohet me trupin diplomatik në Shqipëri: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar

    Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi mbrëmjen e sotme pritjen me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri.
    Kreu i Shtetit në fjalimin e tij u fokusua në arritjet e vitit që lamë pas, te sfidat e Shqipërisë, ato rajonale dhe globale përgjatë vitit 2024, ndërsa ndau me të pranishmit vizionin për përballimin me përgjegjshmëri të këtyre sfidave në funksion të zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme.
    Ai bëri thirrje për bashkëpunim e dialog për paqen, sigurinë dhe shpresën për një të ardhme më të mirë duke e cilësuar diplomacinë jo si opsion, por domosdoshmëri.

    Presidenti Begaj konfirmoi qëndrimin se Shqipëria do të vijojë të ketë politikë të jashtme dhe të sigurisë të linjëzuar me Bashkimin Evropian dhe SHBA, si dhe do të angazhohet në forcimin e multilateralizmit dhe të bashkëpunimit rajonal.

    Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e mbështetjes së Ballkanit Përëndimor nga Bashkimi Evropian përmes krijimit të mekanizmave që mundësojnë jo vetëm linjëzim politik, por edhe përparim ekonomik dhe lehtësira për jetën e përditshme të qytetarëve.

    “Për shqiptarët në rajon, anëtarësimi në BE është çështje e interesit kombëtar” deklaroi Presidenti Begaj duke shtuar se faktori shqiptar ka kontribuar dhe do të vijojë të kontribuojë në paqen dhe sigurinë e rajonit.

    Për Kosovën, Presidenti Begaj, bëri thirrje për njohjen ndërkombëtare nga ato shtete që nuk e kanë ndërmarrë këtë akt dhe dhëniën fund të status-quo-së në mënyrë që të shmangen situata si sulmi i shtatorit 2023 në Banjskë që mund të sjellin pasoja të rënda për rajonin dhe Evropën . Ai përsheëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe përsëriti qëndrimin për integrimin e saj euro-atlantik.

    “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve Kosovë- Serbi nuk është vetëm një çështje politike, por është një çështje sigurie për rajonin dhe të Europën”, deklaroi Presidenti Begaj.

    Për përshpejtimin e procesit integrues të Shqipërisë në BE, Presidenti theksoi domodoshmërinë e thellimit të reformave dhe nxitjen e zhvillimit social-ekonomik që u shërbejnë shqiptarëve dhe çeljes së kapitujve për anëtarësim në Union si dhe konsolidimit të besimit të aleatëve me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Presidenti theksoi angazhimin për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga institucionet publike, si dhe përpjekjet për drejtësi sociale. Një falenderim të posacëm Presidenti Begaj u përcolli përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Tiranë për ndihmën dhe kontributin e dhënë që Shqipëria të konsolidojë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të përballojë sfidat ekonomike dhe sociale.
    Gjatë kësaj fjale, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria mbështet Ukrainën për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit. Për konfliktin Izrael-Hamas, Shqipëria -deklaroi Presidenti Begaj, mbështet zgjidhjen e konfliktit dhe nisjen e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes me dy shtete, në paqe dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ai u shpreh gjithashtu se ”krizat dhe kërcënimet gjejnë shprehje në zvarritjen, dhe shesh në dështimin e dialogut, në sulmin ndaj parimeve demokratike të qeverisjes dhe në krijimin e ligjërimeve dhe veprimeve diametralisht të kundërta e se përballja me këto sfida dhe kërcënime kërkon që të jemi të bashkuar në një aleancë për mbrojtjen e paqes dhe të vlerave demokratike.

    “ Kjo aleancë vlerash duhet të jetë e hapur, jo e mbyllur; përfshirëse e jo përjashtuese, ku diversiteti kulturor, fetar dhe etnik konsiderohet pasuri dhe jo mangësi “, deklari Presidenti i Shqipërisë./vizionplus.tv

    Lexo edhe:

    1. Nis pyllëzimi në Elbasan dhe Librazhd, Rama: Në Marinaj janë mbjellë 5 mijë fidanë
    2. Programi festiv i Vizion Plus, maratonë e mbushur me informacion, argëtim, humor dhe muzikë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Zjarri “përpin” parkun e Galiçicës në Malin e Thatë, era ka zgjeruar vatrat në pjesën e Maqedonisë së Veriut

    Zjarri “përpin” parkun e Galiçicës në Malin e Thatë, era ka zgjeruar vatrat në pjesën e Maqedonisë së Veriut

    14/08/20241 Min Read
    U vra nga shpërthimi në det, biznesmenit 52-vjeçar Armandi Nela dyshohet se iu bë atentat

    U vra nga shpërthimi në det, biznesmenit 52-vjeçar Armandi Nela dyshohet se iu bë atentat

    26/06/20242 Mins Read
    Metani niset për vizitë pune në SHBA

    Metani niset për vizitë pune në SHBA

    08/05/20241 Min Read
    Babë e bir “ngrejnë” në këmbë policinë e Elbasanit, thyejnë xhamin dhe pajisjet kompjuterike

    Babë e bir “ngrejnë” në këmbë policinë e Elbasanit, thyejnë xhamin dhe pajisjet kompjuterike

    08/05/20241 Min Read
    Shisnin drogë afër shkollave, dy të arrestuar në Tiranë

    Shisnin drogë afër shkollave, dy të arrestuar në Tiranë

    11/01/20241 Min Read
    Top Posts
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    09/05/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut Maqedonia

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    09/05/20261 Min Read

    Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm…

    Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet

    Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet

    08/05/2026

    Gashi-Varns: Mbështetje për reformat dhe partneritetin strategjik me SHBA-në

    08/05/2026
    Mbeturinat mbulojnë lagjet e Shkupit, Gjorgjievski fajëson problemet e trashëguara

    Mbeturinat mbulojnë lagjet e Shkupit, Gjorgjievski fajëson problemet e trashëguara

    08/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    09/05/2026
    Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet

    Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet

    08/05/2026

    Gashi-Varns: Mbështetje për reformat dhe partneritetin strategjik me SHBA-në

    08/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.