
Një 36-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi bashkë me një 17-vjeçar kanë dhunuar një infermier në spitalin e qytetit.
“Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Shijak, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, sepse dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, një infermier të Urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv