Close Menu
    What's Hot
    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    15/05/2025
    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    Durmishi: Për vitin 2025 është përcaktuar kuota prej 10.000 leje pune për të huajt

    15/05/2025

    Beteja ligjore Ronaldo – Juventus fillon përsëri

    15/05/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

      Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

      15/05/2025
      Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

      Durmishi: Për vitin 2025 është përcaktuar kuota prej 10.000 leje pune për të huajt

      15/05/2025
      Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

      Qoku emërohet koordinator i grupit parlamentar, VLEN mbetet me 9 deputetë

      15/05/2025
      Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

      Taravari dorëzoi dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë

      15/05/2025
      Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

      Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

      15/05/2025
      Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

      Durmishi: Për vitin 2025 është përcaktuar kuota prej 10.000 leje pune për të huajt

      15/05/2025

      Beteja ligjore Ronaldo – Juventus fillon përsëri

      15/05/2025
      Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

      Qoku emërohet koordinator i grupit parlamentar, VLEN mbetet me 9 deputetë

      15/05/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Analiza: A po e frenon Perëndimi suksesin ushtarak të Ukrainës?
    Bota

    Analiza: A po e frenon Perëndimi suksesin ushtarak të Ukrainës?

    08/01/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Analiza: A po e frenon Perëndimi suksesin ushtarak të Ukrainës?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Analiza: A po e frenon Perëndimi suksesin ushtarak të Ukrainës?

    Çdo ditë të luftës dhe veçanërisht pas sulmit masiv ajror të fundit rus në qytetet e Ukrainës, është gjithnjë e më e dukshme se kjo është edhe një luftë e kapaciteteve ushtarake. Ukraina është kryesisht e varur nga ndihma ushtarake nga Perëndimi dhe ndërkohë ka probleme të mëdha në mirëmbajtjen e sistemeve për mbrojtje kundërajrore me raketat dhe municionet e nevojshme. Komanda ushtarake e Ukrainës është e bindur se mënyra e vetme për të ndaluar agresionin rus është aftësia e saj për të shkatërruar objektivat në pjesët e pasme të armikut, pra në zonën e kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Rusisë.

    Por pikërisht këtu Perëndimi ka përcaktuar një vijë të qartë, që të mos dërgojë armë të tilla që godasin Rusinë në brendësi. Por kohët e fundit është hapur një debat i nxehtë, nëse Gjermania duhet të dërgojë raketat e saj Taurus. Zëdhënësi i qeverisë përsëriti këtë të mërkurë se “nuk ka ndryshim në qëndrimin e Berlinit” për këtë çështje. Para kësaj, kancelari Scholz ka shprehur frikën për “përshkallëzimin” dhe futjen e Gjermanisë në këtë konflikt lufte, gjë që media e kupton si një shpjegim për refuzimin e dërgimit të atyre raketave me rreze veprimi deri në 500 kilometra.

    “Kur të dërgojnë amerikanët…”

    Vetë Ukraina është një vend i madh, që nuk do të thotë domosdoshmërisht se Taurus do të synonte objektiva në territorin e Rusisë – por kjo është e mundur. Kievi garanton se nuk do të përdorë armë perëndimore për sulme në territorin e Rusisë, por Perëndimi vazhdimisht heziton. Sigurisht, Britania e Madhe dhe Franca dërguan raketa me një rreze pak më të gjatë veprimi në Ukrainë – Storm Shadow dhe Scalp EG mund të godasin objektivat në një distancë prej 250 kilometrash. E kjo do të thotë se ato mund të arrijnë objektiva në pjesën e pasme të ushtrisë ruse në territoret e pushtuara si dhe në Krime.

    “Më duket se kancelari Scholz do t’i jepte Ukrainës armë të tilla, vetëm nëse amerikanët do t’u dërgonin armë të ngjashme – ATACMS me rreze më të gjata veprimi,” na thotë Nico Lange, një ekspert ushtarak. Ai shpreson se “së shpejti” një vendim i tillë do të merret në Uashington dhe Berlin. Ngjashëm ishte gjendja më parë edhe me tanket gjermane Leopard 2: Berlini pranoi t’u dërgonte tanke të tilla moderne ukrainasve vetëm kur SHBA-të bënë të njëjtën gjë. Vjeshtën e kaluar, Uashingtoni dërgoi raketa ATACMS në Ukrainë, por me një rreze veprimi prej rreth 160 kilometrash.

    Raketat gjermane Taurus janë ideale për të shkatërruar objektiva taktike – për shembull bunkerë dhe ura. Kjo do të thotë edhe shkatërrimin e një ure që çon në Krime, edhe pse duket se kjo urë është një përjashtim për të cilin insiston Perëndimi. Është e vërtetë se pjesa më e madhe e saj ndodhet në territorin e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës, por ushtria ukrainase nuk e sulmon atë me armë perëndimore.

    Armët ukrainase

    Sigurisht, vetë Ukraina prodhon sisteme të ndryshme armësh, kështu që mund të ndodhë që sulmet në territorin e Rusisë të kryheshin me armë ukrainase. Ukraina nuk e ka pranuar kurrë që ka kryer një sulm me dronë ndaj vetë Moskës dhe ndaj flotës ruse në Novorossiysk, ku me sa duket ukrainasit kanë përdorur raketat e tyre. E njëjta gjë vlenë edhe për sulmin ndaj objektivave në Belgorod.

    Ka vetëm disa sulme ku ukrainasit me sa duket përdorën armë perëndimore për sulme në territorin rus. Kështu, në maj të vitit 2023, sipas informacioneve nga të dyja palët, me siguri katër avionë rusë janë rrëzuar në afërsi të Bryansk në kufi me Ukrainën dhe është lehtësisht e mundur që të jenë rrëzuar nga Patriotët Amerikanë.

    Po kështu, majin e kaluar, disa grupe vullnetare të armatosura ruse pranë Belgorodit u përpoqën të depërtojnë në territorin e Ukrainës dhe aty u goditën me armë perëndimore. Kishte kritika të ashpra nga aleatët, ndaj nuk pati më incidente të tilla.

    Rregullat elementare të luftës

    Komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase, gjenerali Valery Zaluzhny, përsërit me këmbëngulje se rregulli bazë i strategjisë ushtarake është të operohet në të gjithë zonën e konfliktit: “Në luftë, është e mundur dhe e nevojshme të shkatërrohet armiku në territorin e tij”, tha ai në një intervistë për Washington Post. Këto janë objektiva të qarta ushtarake: postet komanduese, depot e municioneve dhe karburantit, rrugët dhe autostradat që e sjellin atë në front – e gjithë kjo ndihmon ndjeshëm në mbrojtjen e Ukrainës. Por ai gjithashtu vë në dukje se aleatët e Ukrainës “kanë frikë kur ne përdorim armët e tyre”, që do të thotë se “atëherë ne do t’i shkatërrojmë ata me armët tona”.

    Deri në çfarë mase një hezitim i tillë i Perëndimit e kufizon aftësinë luftarake të ukrainasve?

    “Nëse ukrainasit do të mund të lëshonin raketa (perëndimore) në zonën e Belgorodit, kjo nuk do të sillte shumë ndryshim”, vlerëson eksperti ushtarak Serhei Hrabsky nga Kievi. “Armët që kemi marrë janë efektive kundër objektivave taktike që janë kryesisht brenda rrezes në territorin (të pushtuar) të Ukrainës”. Por çështja është edhe sasia dhe shtrirja e sulmit të mundshëm. Në fakt, ka “shumë pak raketa      perëndimore që mund t’i përdorim me një gamë të gjerë veprimi dhe kjo nuk ndryshon gjendjen në fushëbetejë”. Po të kishte qindra raketa të tilla perëndimore, do të ishte një situatë tjetër.

    Llogaritë e Perëndimit

    Hrabski e kupton qëndrimin e Perëndimit dhe Gjermanisë se “ata nuk duan të provokojnë Rusinë si një vend me potencial bërthamor” dhe nuk duan të rrezikojnë një sulm rus ndaj një vendi që është anëtar i NATO-s. Por a është edhe faji i Perëndimit që Ukraina ende nuk arriti të lëvizte ndjeshëm vijën e parë të frontit në verë?

    Oficeri dhe historiani austriak, koloneli Markus Reisner beson se Perëndimi nuk është plotësisht i sinqertë në raport me Ukrainën: “Jo çdo gjë që kemi në arsenalet tona dërgohet. Është e vështirë të ngulësh një gozhdë pa një çekiç të vërtetë,” thotë austriaku. Sipas tij, “frika e shumë vendeve perëndimore shpesh bazohet në egoizmin e pastër” dhe dëshirën për t’u kthyer në “jetën e vjetër”, me shpresë se do “të negociojë marrëveshje të mira me Rusinë”. Por ato kohë kanë kaluar në mënyrë të pakthyeshme, mendon Reisner.

    Ai tregon edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës Ukraina ka të drejtën e plotë për t’u mbrojtur kundër sulmeve ruse – pavarësisht se si e quan Putini këtë luftë. Sipas njohurive të tij, njësitë speciale të Ukrainës kanë vepruar me të vërtetë në territorin e Rusisë për një kohë të gjatë. Sulmet me dronë dhe raketa shërbejnë kryesisht si një mesazh për popullatën ruse se kjo nuk është “një luftë që po bëhet diku larg”. Reisner pranon se është e vështirë të shmangen viktimat civile në sulme të tilla në qendrat urbane. Por pasojat e sulmeve të Ukrainës ndaj Rusisë “nuk janë në asnjë mënyrë të krahasueshme me atë që vetë Rusia po bën” në sulmet ndaj qyteteve ukrainase. “Rusët hodhën mbi 500 raketa në Ukrainë në vetëm pak ditë”, thotë oficeri austriak. “Dhe si reagoi Perëndimi? Me vetëm disa fjali dhe me kërcënime retorike.” /DW

    Lexo edhe:

    1. FOTO/ Ndryshimi drastik i “Polatit”, si duket sot aktori që fiksoi shqiptarët
    2. Britania paralajmëron: Jemi gati të godasim sërish Houth në Detin e Kuq
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    U kap duke transportuar kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Francë

    U kap duke transportuar kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Francë

    15/08/20241 Min Read

    Shqiptari vret bashkatdhetarin në Gjermani

    19/07/20241 Min Read
    Ushtria ruse pretendon se ka marrë një tjetër fshat në Ukrainën lindore

    Ushtria ruse pretendon se ka marrë një tjetër fshat në Ukrainën lindore

    13/04/20241 Min Read
    Propozimi i Izraelit për armëpushim: Të lirohen 40 pengje

    Propozimi i Izraelit për armëpushim: Të lirohen 40 pengje

    18/03/20241 Min Read
    VIDEO/ Momenti kur SHBA godet depon e armëve në Irak

    VIDEO/ Momenti kur SHBA godet depon e armëve në Irak

    03/02/20241 Min Read
    Top Posts
    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    15/05/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen Maqedonia

    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    15/05/20251 Min Read

    Maqedonia është ndër ato shtete anëtare të NATO-s që tashmë i tejkalojnë standardet për ndarjet…

    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    Durmishi: Për vitin 2025 është përcaktuar kuota prej 10.000 leje pune për të huajt

    15/05/2025

    Beteja ligjore Ronaldo – Juventus fillon përsëri

    15/05/2025
    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    Qoku emërohet koordinator i grupit parlamentar, VLEN mbetet me 9 deputetë

    15/05/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Zbuloni sekretin e ri të kujdesit personal me Lidera

    Zbuloni sekretin e ri të kujdesit personal me Lidera

    15/05/2025
    “Më çoi me forcë”, shpërthejnë akuza të reja ndaj Diddyt

    “Më çoi me forcë”, shpërthejnë akuza të reja ndaj Diddyt

    15/05/2025
    Chris Brown arrestohet në një hotel në Manchester

    Chris Brown arrestohet në një hotel në Manchester

    15/05/2025
    Me te lexuara
    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    15/05/2025
    Mickoski: Maqedonia prej kohësh ka pasur buxhet mbi 2 përqind për mbrojtjen

    Durmishi: Për vitin 2025 është përcaktuar kuota prej 10.000 leje pune për të huajt

    15/05/2025

    Beteja ligjore Ronaldo – Juventus fillon përsëri

    15/05/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.