Close Menu
    What's Hot
    Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

    Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

    04/07/2025
    Goma nuk ishte shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas, dalin detaje të reja

    LAMM: Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 30 minuta

    04/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

      Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

      04/07/2025
      Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

      LAMM: Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 30 minuta

      04/07/2025
      Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

      Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

      04/07/2025
      Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

      Periski: Një vit qeverisje, investime në infrastrukturë dhe zhvillim strategjik i barabartë i shtetit

      04/07/2025
      Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

      Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

      04/07/2025
      Goma nuk ishte shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas, dalin detaje të reja

      Goma nuk ishte shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas, dalin detaje të reja

      04/07/2025
      Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

      LAMM: Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 30 minuta

      04/07/2025
      Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

      Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

      04/07/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Ndryshe»Kur nis procesi i plakjes? Çfarë mund ta parandalojë apo përmirësojë këtë proces?
    Ndryshe

    Kur nis procesi i plakjes? Çfarë mund ta parandalojë apo përmirësojë këtë proces?

    11/08/202410 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Kur nis procesi i plakjes? Çfarë mund ta parandalojë apo përmirësojë këtë proces?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Kur nis procesi i plakjes? Çfarë mund ta parandalojë apo përmirësojë këtë proces?

    Plakja është karakteristikë e përbashkët e të gjithë qënieve njerëzore por shpejtësia dhe mënyra e plakjes nuk është për të gjithë ne njësoj. Ne e lëmë pas rininë me ritme të ndryshme. Procesi i plakjes dhe jetëgjatësia përfaqësojnë një nga sfidat më komplekse e multidimensionale që kërkon një përgjigje personale, shëndetësore, sociale dhe ekonomike.

    Në shekullin e fundit, ne mjekët, kemi arritur në saj të kurave, të prodhojmë një plakje të masave. Në qoftë se në 1900 –ën jetëgjatësia mesatare ishte reth 42 vjeç, sot është dyfishuar.

    Personalisht preferoj të diskutoj në termin e jetëgjatësisë dhe jo të mbijetesës.

    Për mendimin tim, duhet të modifikojmë mundësisht këndvështrimin ndaj këtij përkufizimi, i cili është një problem që na prek të gjithëve.

    Meqënëse po jetojmë e punojmë më shumë vite, menaxhimi i shëndetit dhe ruajtja e një forme sa më të mirë fizike e mendore është prioritet absolut, si për popullsinë ashtu edhe për politikat shtetërore.

    Po të vëmë re, të gjitha statistikat flasin vetëm për arritjen e dyfishimit të jetës mesatare, pa futur indikatorin e rëndësishëm, atë të cilësisë së jetës. Duhet të diferencojmë qartë konceptin e zgjatjes së jetës me atë të cilësisë së saj në vite.

    Mbetet  detyrë e jona si mjekë të informojmë saktë njerëzit për kulturën shëndetësore, nëpërmjet sensibilizimit për parandalim të patollogjive vdekjeprurëse, edukimin e një jete të shëndetshme si fizike ashtu edhe mendore.

    Shkenca ka mundësuar procedura e ndërhyrje specifike, të personalizuara e të domosdoshme të cilat  ndihmojnë në identifikim dhe individualizimin e ndërhyrjes mjekësore për një përmirësim të përgjigjes imunitare, të ruajtjes së funksioneve fizike e konjitive sa më optimale për një kohë sa më të gjatë.

    E konsideroj jo korrekte, atë që shumëkush e merr të mirëqenë se, po të jetosh gjatë, detyrimisht do vuash nga patollogji të ndryshme të moshës.

    Kur quhemi të plakur?

    Organizmi ynë është i programuar të jetoj shëndetshëm, pa ndërhyrje të jashtme, deri në rreth 120 vjet. Procesi i plakjes nga ana tjetër nis që pas moshës 30 vjeç. Tradicionalisht kemi rënë dakord të etiketohemi të tillë mbi moshën 65 vjeç. Por ky përkufizim, ka lidhje vetëm me moshën anagrafike dhe është thjesht konvencional, pasi është e pamundur të stabilizojmë një moshë të saktë se kur nis pleqëria.

    Specifikisht është një proces degjenerimi që përfshin organet, indet dhe qelizat dhe çon në plakjen, si proocesi final i ciklit të jetës. Karakterizohet nga një dobësim progresiv i organizmit dhe i ngadalësimit të proceseve fiziologjike.

    Për të qenë shkencërisht më të saktë, duhet të flasim për moshë kronologjike, moshë biologjike dhe moshe psikologjike.

    Mosha kronologjike është koha që kalon e shprehur në vite. Jo domosdoshmërish e lidhur me humbje të shëndetit edhe pse probabiliteti për t’u prekur nga patologji rritet me kalimin e viteve.

    Është mosha biologjike ajo që reflekton ndryshimet fiziologjike të organizmit, të ndodhura në kohë. Meqënëse këto ndryshime prekin disa individë më parë se të tjerët, atëherë momenti që jemi biologjikisht të plakur është i ndryshëm në çdo individ. Mosha biologjike e organizmit shumë shpesh është e ndryshme nga ajo që shkruhet në dokumentet e idenditetit. Dy individ të lindur në të njëjten vit, mund të kenë gjendje shëndetësore të ndryshme dhe dy procese plakjeje faktike të ndryshme radikalisht. Një 80 vjeçar që ka shëndet të plotë konsiderohet më pak i plakur se një 65 vjeçar që ka patologji kronike. Mosha psikologjike bazohet në mënyrën se si reagojnë dhe ndihen individët. Ka shumë individ që mbeten psikologjikisht të rinj dhe aktiv fizikisht dhe intelektualisht dhe në moshë të avancuar. Pra, për të klasifikuar një individ të plakur ose jo duhen analizuar të gjithë këta faktorë.

    Cilët janë elementët që marrin pjesë në procesin e plakjes?

    Çdo gjë që bëjmë ndikon potencialisht jetën tonë. Plakja është një proces që varet nga faktor të shumtë e të ndryshëm por nuk përjashtohet nga ky fakt.

    Është e pamundur që vetëm një fenomen të shpjegojë këtë proces. Ka shumë, teori por aktualisht mund të themi që ky proces ëhtë pasojë e predispozitës gjenetike, ambientale dhe të rastësishme.

    Procesi i plakjes është humbja graduale e progresive e funksioneve të rëndësishme të organeve dhe sistemeve dhe varet drejtëpërdrejt nga faktorët qe sjellin dëmtime të akumuluara ne saj të ndikimit që ka ambienti.

    Është një proces gjenetikisht i programuar që ndodh nëpërmjet ndryshimeve të funksionit të sistemit endokrin, imunitar e nervor si pasojë e humbjes së kapacitetit rigjenerues të qelizave. Ky quhet edhe limiti i Hayflick.

    – Parandalimi i patologjive akute dhe kronike është faktori kryesor që sjell një jetëgjatësi të shëndetshme. Një kontroll skrupoloz të faktorëve kardiometabolik, të mbipeshes dhe një jete aktive janë pa dyshim faktorë pozitiv mbrojtës, por nuk janë të vetmit.

    – Argumenti i jetëgjatësisë nuk lidhet vetëm me sekuencën e ADN-së e cila nuk ndryshon, por me informacionin epigjenetik (ose epigenoma). Është i padiskutueshëm fakti që sekuenca gjenetike mbetet e pa ndryshuar. Ndërkohë, ndryshon shfaqja e geneve në çdo individ, në varësi të impaktit të shume faktorëve ambiental: si stresi i vazhdueshëm, ekspozimi ndaj substancave toksike e ndotëse, kequshqyerja, jeta sedentare, dhe eksperienca shëndetësore e çdo individi. Shfaqja e geneve individual varet më shumë se 80% nga faktorët ambiental.

    Procesi i plakjes është fortësisht i shoqëruar me disa ndryshime epigjenetike të ADN dhe në mënyrë të veçantë të proceseve të metilimit (modifikime kimike). Studimi dhe përdorimi i epigjenetikës na jep mundësinë të identifikojmë e të modulojmë gene që janë në gjendje qetësie si dhe ato të shprehur. Në studimet e bëra, proceset e hipometilimit janë të shoqëruara me vetë plakjen, si dhe lidhen me patologji të moshës si ato kardiovaskolare, osteoporoza, diabeti, kanceri e patologjitë neurodegjenerative. Është interesant fakti që hipometilimi dhe mosha epigjenetike janë më të ulura tek fëmijët dhe 100 vjeçarët. Shpesh ne flasim për “Methylation clock”.

    Një publikim në “Circulation”, “Genomic e Precision Medicine”; ku është studiuar mosha biologjike e mbi 2000 individëve në bazë të ndryshimeve epigjenetike të ADN-së, rikonfermohet fakti që ekziston një ngadalesim apo përshpejtim i plakjes biologjike në individ të caktuar, nga faktor të caktuar.

    Një koncept që duhet ta bëjmë tonin është se, ne trasmetojmë tek pasardhësit tanë, jo vetëm genet, por edhe  modifikimin e trashigueshëm të shfaqjes gjenik (epigjenetik), të ndikuar nga ambienti dhe nga eksperiencat si dhe zgjedhjet e bëra.

    Ndikim të drejtpërdrejtë dhe indirekt në jetëgjatësinë dhe në shfaqjen e shumë sëmundjeve kronike ka edhe mënyra e të ushqyerit, infeksionet, inflamacioni i fshehur, izolimi social, kushtet ekonomike jo të favorshme, depresioni reaktiv, trajtime specifike e hormonale si edhe teknikat e riprodhimit të asistuar pasi ndikojnë në ADN. Edhe pesha e ulur në lindje lidhet me karakteristika të plakjes në moshë të rritur.

    – Mikrobiota është, për shembull, një meta organ driver në “healthy ageing”, moshimin e shëndetëshëm, sot. Në procesin e plakjes microbiota intestinale bëhet shumë më pak e diferencuar, në krahasim me individët e rinj dhe bëhet më pak fleksibël.

    Një përqindje e tejmadhe e qelizave të trupit nuk janë “tonat” por të baktereve, të kërpudhave, e të viruseve që popullojnë aparatin urogjenital, mukozat, lëkurën dhe strukturën intestinale. Tek çdo individ, zorra është e populluar në raport 10:1 (10 qeliza të mikrobeve për çdo qelizë humane). Një komunitet mikrobesh që ndërvepron me një minorancë qelizash humane…Pa prezencën e këtyre miqve, shpesh do e kishim të vështirë të mbijetonim ndaj infeksioneve. Shumë studime kanë vënë në dukje që ndryshimet e mikrobiotës janë të lidhura me plakjen dhe mund të influencojnë gjendjen e shëndetit. Është evidentuar që 100 vjeçarët kanë një mikrobiot që i ngjan të rinjve dhe në veçanti mikrobiota e tyre është më e pasur me baktere pozitive (benefik) dhe ka nivele më të ulura të patogjeneve, të cilat mund të shnderrohen në negativ, në situata te caktuara.

    Jetëgjatësia është e lidhur ngushtë me një firmë unike specifike të mikrobiotës që ka efekte pozitive mbi shëndetin. Gjendja e disbiozës favorizohet pjesërisht nga komponenti gjenetik, e pjesërisht nga ushqimi jo i ekuilibruar, përdorimi pa kriter i medikamenteve, specifikisht antibiotikët, inibitorët e pompës protonike, antidepresivët, antipsikotikët.

    Është i njohur fakti që bakteret intestinale, potencialisht të dëmshëm ose potencialisht infiamator, janë në përqindje shumë të ulur tek 100 vjeçarët e shëndoshë, në të cilët gjendja e eubiozës mendohet që ndihmon në ngadalësimin e shumë proceseve të degjenerimit sistemik.

    Komuniteti mikrobiotik i 100 vjeçarëve të studiuar është i ngjashëm me atë të individëve të rinj.

    Përbërja e mikrobiomës eshtë unike për çdo person dhe përcaktohet nga shumë faktorë që në lindje dhe përfundon seleksionimin e saj rreth moshës 3 vjeçare. Ka diferencë të madhe, midis fëmijëve të lindur me lindje vaginale dhe atyre të lindur me lindje cezariane. Këtë fakt nënat e reja duhet ta kenë parasysh.

    Në sudimet e fundit është vënë re që flora intestinale është e lidhur edhe me formimin e barrierës ematoencefalike dhe proceseve të mielinizimit e neurogjenezës duke marrë pjesë në mënyrë indirekte në favorizimin e shfaqjeve të patologjive neurodegenerative.

    – Edhe kohëzgjatja, tipollogjia dhe gjumi i rregullt ndikojnë në procesin e plakjes. Gjatë gjumit nokturn kemi një ulje të presionit të gjakut, të aktivitetit kardiak, prodhim të disa hormoneve specifik, riorientimin e sinapseve  dhe një lloj aktiviteti drenant të substancave neurotoksike, si beta amiloide akumuli i të cilës ështe baza e sëmundjes së Alzheimer. Gjumi i rregullt, si proces dhe plakja cerebrale janë ngushtësisht të lidhura.

    Në “SLEEP Health” është publikuar analiza e të dhenave të mbi 6000 individëve të rritur dhe lidhja e markatorëve fiziologjik të plakjes, me kohëzgjatjen dhe gjumin e rregullt, si dhe me ndikimin mbi aftesitë konjitive dhe rritjes së rrezikut për hipertension e diabet. Është vënë re gjithashtu se ekziston një raport i konsiderueshëm midis trashësisë së kortexit cerebral, në imazhet radiologjike në RMN, dhe indeksit të masës trupore (BMI). Mund të themi se sa më shumë rritet perimetri abdominal, aq më shumë “tërhiqet ” materia gri e trurit. Mbetet akoma si hipotezë, por e publikuar në “Neurology” që procesi i plakjes cerebral është i përshpejtuar deri ne 10 vite në disa individ, në kushte të disfavorshme.

    Një tjetër studim i bërë nga “School of Public Health” të “Nanjihg Medical University” në Kinë i bazuar në të dhënat e mbi 330.000 pacientëve, duke krahasuar karakteristikat e gjumit; si kohëzgjatjen, kronotipin, prezencën e pagjumësisë dhe gërrhitjen, evidenton një lidhje të ngushte me rritjen e rrezikut të plakjes biollogjike të përshpejtuar (PhenoAge Accel).

    Duket absurd fakti por edhe fjetja për një kohë më të gjatë së norma, ndikon gjithashtu negativisht në përshpejtimin e plakjes.

    Markatorët e kontrollit : Ekzistojnë markatorë preciz e formula ngushtësisht të lidhura me jetëgjatësinë e procesin e plakjes. Parametrat e tensionit të gjakut, matja e densitetit kockor, profili i yndyrnave, markatorët tumoralë, glicemia, funksionaliteti i veshkave dhe i melçisë. Matja e moshës  biologjike, gjatësia e telomereve (porzione të vogla të ADN-së që gjenden në fundin e çdo kromozomi). Monitorimi i mikrobiotës. Të gjitha studimet kanë prodhuar e japin informacione gjithnjë e më të detajuara për ne mjekët dhe janë çelsi i të gjitha indikazioneve të sukseshme.

    Çdo analizë e proceseve e bazuar në njohuritë dhe eksperiencë ka aftësi të lartë të pasqyryar një panoramë të probabilitetit të rrezikut të shumë patollogjive degjenerative, kardiovaskolare e tumorale, në baze të të dhënave individuale.

    Pikërisht për faktin se, gjithë këto parametra janë specifikisht individual dhe unikë për çdo individ, për të arritur moshën ekstreme në kushte optimale shëndeti, ndaj dhe nuk mund të ekzistojnë receta të gatshme dhe nuk ka asnjë magji të zezë, por vetëm një ndjekje serioze e personalizuar është formula fitimtare e trajtimit.

    Doktore Silvana Shametaj Ruli Mjeke kirurge. Aktualisht drejtuese që prej 9 vitesh ne Departamentin e Geriatrise Pneumologjike.
    Reponsabile per 20 vjet ne Departamentin e semundjeve te brendshme ne Spitalin e San Marinos. Gjate kesaj kohe, 11 vite pergiegjese e sherbimit te nefrologjise dhe hemodializes ne Spitalin e San Marinos.

    Lexo edhe:

    1. Horoskopi i ditës, 2 janar 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot
    2. Mos besoni çdo njeri! 3 shenjat e Horoskopit do përjetojnë tronditje deri në fund të janarit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    E premte me debate të forta! Parashikimi i horoskopit për sot, 3 janar 2025

    E premte me debate të forta! Parashikimi i horoskopit për sot, 3 janar 2025

    03/01/20254 Mins Read
    Keni uri në mes të natës? Zbuloni arsyet përse ndodh

    Keni uri në mes të natës? Zbuloni arsyet përse ndodh

    26/07/20242 Mins Read
    “Tregojini vendin atyre që po ju pengojnë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Tregojini vendin atyre që po ju pengojnë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    03/07/20243 Mins Read
    Sfida nga Agai, kush janë dy fermeret humbëse?

    Sfida nga Agai, kush janë dy fermeret humbëse?

    19/04/20241 Min Read
    “Në planin financiar pritet të keni fat”, Horoskopi për ditën e sotme, 8 shkurt 2024

    “Në planin financiar pritet të keni fat”, Horoskopi për ditën e sotme, 8 shkurt 2024

    08/02/20247 Mins Read
    Top Posts
    Publikohen pamjet e dhimbshme, partnerja dhe nëna e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave

    Publikohen pamjet e dhimbshme, partnerja dhe nëna e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave

    04/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë Maqedonia

    Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

    04/07/20252 Mins Read

    Sot nuk po flasim për përmbushjen e detyrimeve të përkohshme ose raporteve administrative, por për…

    Goma nuk ishte shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas, dalin detaje të reja

    Goma nuk ishte shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas, dalin detaje të reja

    04/07/2025
    Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

    LAMM: Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 30 minuta

    04/07/2025
    Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

    Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

    04/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Grupi legjendar ‘Oasis’ rikthehet në skenë pas 16 vitesh

    Grupi legjendar ‘Oasis’ rikthehet në skenë pas 16 vitesh

    04/07/2025
    A mund të kthehet kujtesa përmes hipnozës te njerëzit e prekur me demencë?

    A mund të kthehet kujtesa përmes hipnozës te njerëzit e prekur me demencë?

    04/07/2025
    Vdes në moshën 67 vjeçare aktori Michael Madsen, ylli i filmave Reservoir Dogs, Kill Bill dhe Donnie Brasco

    Vdes në moshën 67 vjeçare aktori Michael Madsen, ylli i filmave Reservoir Dogs, Kill Bill dhe Donnie Brasco

    03/07/2025
    Me te lexuara
    Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

    Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

    04/07/2025
    Goma nuk ishte shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas, dalin detaje të reja

    Goma nuk ishte shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas, dalin detaje të reja

    04/07/2025
    Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

    LAMM: Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 30 minuta

    04/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.