Close Menu
    What's Hot
    Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi përcjell  Zhurnal.mk .

    Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi përcjell Zhurnal.mk .

    30/05/2026
    ESHS: Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

    ESHS: Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

    30/05/2026

    Aksident tek “rruga e plastikave” në Shkup, humb jetën 19 vjeçari

    30/05/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në Tiranë në mbështetje të studentëve të Maqedonisë së Veriut

      “Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në Tiranë në mbështetje të studentëve të Maqedonisë së Veriut

      26/05/2026

      Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

      26/05/2026
      “Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u manipulian, nuk morën pjesë më shumë se 5 mijë anëtarë

      “Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u manipulian, nuk morën pjesë më shumë se 5 mijë anëtarë

      26/05/2026
      Festivali i eBF në Çeki / Ministrja Diella prezanton reformën e Shqipërisë për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

      Festivali i eBF në Çeki / Ministrja Diella prezanton reformën e Shqipërisë për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

      26/05/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi përcjell  Zhurnal.mk .

      Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi përcjell Zhurnal.mk .

      30/05/2026
      ESHS: Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

      ESHS: Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

      30/05/2026

      Aksident tek “rruga e plastikave” në Shkup, humb jetën 19 vjeçari

      30/05/2026
      Kuzeska: Mickoski me orë 60 mijë euro nuk mund ta ndjejë krizën me të cilën po përballen qytetarët

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      26/05/2026
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      20/04/2026
      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      20/04/2026
      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

      20/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në 2024, vendet e BE ashpërsojnë ligjet për migracionin
    Bota

    Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në 2024, vendet e BE ashpërsojnë ligjet për migracionin

    02/01/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në 2024, vendet e BE ashpërsojnë ligjet për migracionin
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në 2024, vendet e BE ashpërsojnë ligjet për migracionin

    Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin ilegal. Kjo temë pritet të luajë rol të rëndësishëm në zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në vitin 2024.

    Në gjysmën e parë të vitit 2024 në të 27 vendet anëtare të BE pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian. Rritja e shifrave të migrantëve ilegalë dhe refugjatëve si edhe procedurat e azilit, sipas sondazheve, do të jenë temat kryesore të fushatës zgjedhore. Të treja vendet kryesore të destinacionit të migrantëve në BE, Gjermani,Francë dhe Itali u ashpërsuan ligjet kombëtare për të ulur numrin e migrantëve ilegalë dhe për të lehtësuar dëbimet.

    Gjermania

    Nga Zyra Federale e Migracionit dhe Refugjatëve, BAMF, bëhet e ditur se gjatë vitit 2023, 350.000 nga më shumë se 1 milionë azilkërkues në BE e shtrojnë kërkesën për azil në Gjermani. Krahas azilkërkuesve nga Siria, Afrganistani dhe Turqia në Gjermani janë strehuar më shumë se 1 milionë refugjatë nga Ukraina. Qeveria e koalicionit të socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve ka reaguar me ashpërsimin e disa ligjeve. Kështu “ligji i shanseve për qëndrim” do të lehtësojë futjen në punë të migrantëve dhe integrimin në shoqëri, nëse ata jetojnë të paktën 5 vjet në vend. Kurse “ligji për përmirësimin e dëbimit” do të lehtësojë kthimin e azilkërkuesve të refuzuar në vendet origjinë, që me ligjin e ri mund të qëndrojnë më gjatë në paraburgimin e dëbimit, po ashtu apartamentet e tyre mund të kontrollohen më lehtë dhe dëbimet mund të bëhen pa afate të gjata paralajmërimi. Një tjetër ligj modernizon të drejtën e nënshtetësisë. Gjermania lejoi në vitin 2023 nënshtetësinë e dyfishtë. Koha e pritjes reduktohet nga tetë në pesë vjet. Por në rast antisemitizmi dhe racizmi të aplikuesit mund të refuzohet e drejta e nënshtetësisë.

    Franca

    Asambleja Kombëtare Franceze pak para fundit të vitit miratoi një ligj të ri migracioni me votat e partisë populiste të djathtë, “Rassemblement national”. Kryetarja e partisë, Marine Le Pen bëri fjalë për fitore ideologjike për politikën e saj “Franca e para”. Presidenti liberal, Emmanuel Macron nuk ishte i varur drejtpërdrejt në parlament nga Rassemblement national” por nga votat e republikanëve konservatorë që votuan për ashpërsimin e rregulloreve.

    Macron do të lejojë verifikimin e ligjit në Këshillin Kushtetues. Me ligjin e ri migrantët ilegalë mund të dëbohen më lehtë, qasja tek ndihmat sociale vështirësohet dhe bashkimi familjar kufizohet. Studentët e huaj duhet të ofrojnë si kusht një depozitë financiare para ardhjes në Francë. 70% e francezëve mbështesin ashpërsimin e ligjeve të migracionit.

    Italia

    Koalicioni populist i djathtë nën kryeministren, Giorgia Meloni fitoi zgjedhjet në vitin 2022 në Itali me premtimin, se do të reduktojë numrin e migrantëve që hyjnë në. Meloni duhet të paraqesë tani rezultate. Psh, ajo arriti të negociojë një marrëveshje kthimi me Tunizinë, po në fund ajo nuk u zbatua. Kryeministrja italiane negocioi edhe me Shqipërinë një marrëveshje, që parashikon zhvendosjen e dy qendrave të pranimit me një kapacitet prej mbi 3000 persona nga Shqipëria në Itali. Aktualisht drejtësia shqiptare është duke verifikuar nëse kjo marrëveshje me Italinë është konform ligjeve.

    Nga ana tjetër Meloni ka bërë të ditur, se kampet e dëbimit do të vendosen në zonat më pak të populluara të Italisë. Aty migrantët do të qëndrojnë 18 muaj në vend të 12 muajve si deri më tani, ndërkohë që autoritetet vendosin për dëbimin. Organizata përmbledhëse e organizatave të refugjatëve në Europë, European Council on Refugees and Exiles”(ECRE) kritikoi në një raport të saj Italinë për vështirësim të procedurave të rregullta të azilit. Aplikuesit duhet të presin me muaj për një orar. Por shumë migrantë nga Italia vazhdojnë drejt veriut, sidomos në Austri dhe Gjermani për të aplikur aty për azil, në një kohë që sipas rregullave të Dublinit, Italia duhet të ishte përgjegjëse për pranimin e tyre. Roma refuzon rimarrjen e migrantëve që Gjermania, sipas rregullores duhet t’i kthejë në vendin ku hynë në BE për herë të parë.

    Greqia, Hungaria, Austria dhe Holanda

    Në Greqi kthimi drejtpërdrejt i migrantëve në kufi apo kthimi i motobarkave në ujërat territoriale turke (pushbacks) është më shumë rregull se përjashtim. Këtë e kritikon organizata ECRE në raportin e saj të fundvitit në Bruksel. Qasja tek procedurat e azilit është shumë e vështirë, sepse migrantët në kohën e pritjes për aplikim nuk kanë të drejtë për ndihma sociale. Për disa orare aplikimi në Greqi kërkohen 100 euro tarifë nga migrantët, një procedurë që nuk gjendet në vend tjetër të BE.

    Hungaria është i vetmi vend në BE ku që nga viti 2016 sundon e drejta e jashtëzakonshme në kufi. Hyrja në Hungari e azilkërkuesve është gati e pamundur. Procedurat e azilit duhet të aplikohen në ambasadat në Beograd apo Kiev. Organizata qendrore e organizatave të refugjatëve në BE, ECRE është e mendimit se në kufirin hungarez të ruajtur ashpërsisht janë dëbuar deri në 150.000 vetë në Serbi. Megjithëse Gjytata Europiane në Luksemburg dhe Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Straburg e kanë shpallur këtë praktikë si të palejueshme, Budapesti zyrtar i injoron këto vendime.

    Në Holandë qeveria liberale e djathtë madje u rrëzua për shkak të temës së ashpërsimit të ligjeve të migracionit. Kryeministri, Mark Rutte dha dorëheqjen, sepse nuk pati sukses me miratimin e ligjit për kufizimin e bashkimit familjar për azilkërkuesit e refuzuar.

    Në Austri, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur një detyrim për punë për azilkërkuesit në kohën e procedurës së azilit. Nëse ata refuzojnë punën që kërkohen në komunitet, do t’u hiqet mundësia për banim apo kujdesin social.

    Bashkimi Europian

    Deri në prill 2024, Parlamenti Europian dhe Këshilli Ministror i BE, përfaqësia e 27 vendeve anëtare duhet të vendosin për paktin e ri të migracionit. Reformimi i zgjeruar i procedurës së azilit në BE sjell disa ndryshime: Procedura të shpejta azili në kufi për 30.000 vetë me pak shanse për njohjen e azilit si edhe dëbime më të shpejta në qendra dëbimi. Për herë të parë parashikohet edhe detyrimi për solidaritet brenda BE. Në rast mbingarkese të vendeve, ku migrantët ilegalë hyjnë për herë të parë, si Italia, Greqia, Qipro, Spanja, Malta e Kroacia atëherë refugjatët e migrantët ilegalë do të shpërndahen me një sistem kuotash në pjesën tjetër të BE. Zbatimi i plotë i reformës me 8 ligje kryesore pritet të zgjasë deri në vitin 2026. Megjithatë BE kërkon të fitojë pikë me reformën e azilit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e Parlamentit Europian, është shprehur presidentja e tij, kristiandemokratja, Roberta Metsola nga Malta./DW

    Lexo edhe:

    1. Shpërthimi i “Boeing 737 Max 9”, autoritetet: Nuk dihet se kur do të fluturojnë sërish
    2. Video shokuese, një oficer policie qëllon dhe vret 45-vjeçaren kur i del jashtë kontrollit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Policia spanjolle liron dy shqiptarë në Barcelonë, shfrytëzoheshin si skllevër nga bashkëatdhetarët e tyre në fermat e marijuanës

    Policia spanjolle liron dy shqiptarë në Barcelonë, shfrytëzoheshin si skllevër nga bashkëatdhetarët e tyre në fermat e marijuanës

    18/07/20242 Mins Read
    Tragjedi në Maltë, pesë emigrantë të vdekur pas mbytjes së anijes

    Tragjedi në Maltë, pesë emigrantë të vdekur pas mbytjes së anijes

    23/02/20241 Min Read
    Tragjike në Itali, kamioni përplas për vdekje 17-vjeçarin, plagoset motra e tij

    Tragjike në Itali, kamioni përplas për vdekje 17-vjeçarin, plagoset motra e tij

    23/02/20241 Min Read
    “Spiuni më i pafytyrë në SHBA”, hakërim dhe imazhe abuzimi me fëmijët, dënohet me 40 vjet burg ish-oficeri i CIA

    “Spiuni më i pafytyrë në SHBA”, hakërim dhe imazhe abuzimi me fëmijët, dënohet me 40 vjet burg ish-oficeri i CIA

    02/02/20241 Min Read
    Goditet qendra komanduese e Hezbollahut në Libanin jugor

    Goditet qendra komanduese e Hezbollahut në Libanin jugor

    10/01/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi përcjell  Zhurnal.mk . Maqedonia

    Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi përcjell Zhurnal.mk .

    30/05/20262 Mins Read

    Ministria e Shëndetësisë vazhdon me realizimin intensiv të projekteve strategjike kapitale, të cilat siç informoi,…

    ESHS: Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

    ESHS: Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

    30/05/2026

    Aksident tek “rruga e plastikave” në Shkup, humb jetën 19 vjeçari

    30/05/2026
    Kuzeska: Mickoski me orë 60 mijë euro nuk mund ta ndjejë krizën me të cilën po përballen qytetarët

    Kuzeska: Mickoski me orë 60 mijë euro nuk mund ta ndjejë krizën me të cilën po përballen qytetarët

    30/05/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    26/05/2026
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi përcjell  Zhurnal.mk .

    Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi përcjell Zhurnal.mk .

    30/05/2026
    ESHS: Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

    ESHS: Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

    30/05/2026

    Aksident tek “rruga e plastikave” në Shkup, humb jetën 19 vjeçari

    30/05/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.