minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Zyrtare: Barcelona e shkarkon Xavin - Shqiperia.info

Tashmë është çdo gjë zyrtare. Barcelona i ka ndarë rrugët me trajnerin Xavi Hernandez.

Ishte një komunikatë e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta që njoftoi se ndeshja ndaj Sevillas do të jetë e fundit për Xavin në krye të shtabit teknik të katalonasve.

Takimi u zhvillua në Ciutat Esportiva Joan Gamper dhe nënkryetari sportiv, Rafa Yuste, dhe drejtori sportiv, Anderson Luís de Souza, Deco, ishin të pranishëm atje, së bashku me ndihmësit e Xavi, Òscar Hernández dhe Sergio Alegre.

“FC Barcelona dëshiron të falënderojë Xavi për punën e tij si trajner, i cili i shton një karrierë të pashembullt si lojtar dhe kapiten skuadre dhe i uron atij fat”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Xavi Hernández do ta drejtojë ndeshjen e tij të fundit si trajner i klubit këtë të dielë në Sevilje.

Sipas raportimeve, Hansi Flick është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Zyrtare: Barcelona e shkarkon Xavin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version