minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Juventusi i interesuar për Edon Zhegrovën - Shqiperia.info

Sezoni mbresëlënës i Edon Zhegrovës nuk po kalon pa vërejtur edhe nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi është klubi që ka shprehur për interesim për yllin kosovar.

Drejtori sportiv i gjigantit të Serie A, Cristiano Giuntoli, po bën gati listën e përforcimeve për sezonin e ardhshëm.

Dhe, “Zonja e Vjetër” thuhet se po monitoron tashmë Zhegrovën, i cili po kalon formë fantastike këtë sezon me Lille.

Përveç 25-vjeçarit, Juventusi, që synon të përforcohet në krahet e sulmit, po ndjek edhe Mason Greenwoodin.

Edon Zhegrova ka shënuar 11 gola dhe ka shtuar 9 asistime këtë sezon.

Reprezentuesi i Kosovës me Lille ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Juventusi i interesuar për Edon Zhegrovën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version