Edon Zhegrova nuk është i vetmi futbollist që po e kërkon Olympique Marseille për pozitën e anësorit ofanziv.

Mediumi i njohur francez “L’Equipe” njofton se klubi i Ligue 1 po e shqyrton edhe mundësinë e sjelljes së Amine Adli.

Ylli kosovar shihej si një opsion serioz i marsejezëve për edicionin e ardhshëm pasi ai do të ndahet përfundimisht nga Lille në këtë verë.
Por, gjiganti francez ka edhe pista të tjera krahas asaj të ish-futbollistit të Baselit.

Në fakt, futbollisti i deritashëm i Bayer Leverkusenit, 25 vjeçari Adli është një opsion serioz për Marseillen.

Sa i përket Zhegrovës, “L’Equipe” raporton se Marseille nuk i ka nisur ende negociatat me Lille dhe se kontaktet me përfaqësuesin kosovar janë ende në hapat e tyre fillestarë.

Për Zhegrovën flitej se mund të përfundonte në Serie A, ku e kërkonte Napoli.

Ai nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi që ia humbi më shumë se gjysmën e sezonit./Express

Zhegrova s’është opsioni i vetëm i Marseillet, ende s’kanë nisur bisedimet mes klubeve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version