Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda pati paraqitje fenomenale në fundjavë, në fitoren 2-0 të Comos ndaj Lazios.

30 vjeçari pati 4 goditje në total, 2 prej tyre në portë, 10 prekje të topit në zonën kundërshtare, 2 driblime të suksesshme nga 3 tentime, dhe kompletoi 35 pasime nga 41 sa provoi.

Vojvoda është vlerësuar me notën maksimale nga faqja “Whoscored.com“.

Mbrojtësi dardan u transferua te Como në janar nga Torino për 2.5 milionë euro.

Vojvoda në formacionin e javës në Serie A / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version