minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ismajli pas fitores: Jam profesionist, nuk kam pasur kurrë polemika me trajnerin, i pranoj të gjitha vendimet e tij - Shqiperia.info

Shqipëria u gjend në disavantazh me fillim të pjesës së dytë kur Konoplya realizoi për avantazhin e ukrainasve për 1-0 në minutën e 49’të të takimit.

Ismajli u shfaq menjëherë pas pesë minutave për të barazuar shifrat në 1-1, teksa vetëm dy minuta më pas shpëtoi një gol të sigurt nga sulmi i ukrainasve.

Per fitoren e kuqezinjëve u përkujdes Jasir Asani që realizoi gol të bukur pas asistimit të Rey Manaj në minutën e 66’të të takimit.

Pas ndeshjes për media foli, Ismajli.

“Ne Europin ishin zgjedhje të trajnerit, duhet pranuar zgjedhjet e tij. Ajo është e kaluara duhet të shikojmë përpara. E rëndësishme ishte që sot dolëm me tre pikë.

Nuk kam pasur polemika me trajnerin, jam profesionist, i kam pranuar zgjedhjet e tij me sportivitet. Shkrimet e portaleve nuk janë të vërteta, sa i përket ndeshjes, falenderoj Zotin për këtë ndeshje kaq të madhe, e ndihmova ekipin jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, këtë paraqitje ia dedikoj familjes time”, tha Ismajli.

Ismajli pas fitores: Jam profesionist, nuk kam pasur kurrë polemika me trajnerin, i pranoj të gjitha vendimet e tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version