Alpinistja e njohur kosovare, Uta Ibrahimi, është kthyer në atdhe pas përfundimit të një prej misioneve më sfiduese në botën e alpinizmit – ngjitjes së 14 majave më të larta në glob.
Me këtë arritje, ajo futet në mesin e alpinistëve më të njohur ndërkombëtarë, duke e ngritur edhe më shumë emrin e Kosovës në skenën botërore.
Për këtë sukses të jashtëzakonshëm, asaj i ka uruar mirëseardhje ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar lart këtë arritje.
“Mirë se erdhe Uta
Uta Ibrahimi kthehet në Kosovë pas suksesit historik së ngritjes në 14 majat më të larta të botës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.