minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Tjetër trofe për Granit Xhakën, Leverkuseni fiton Superkupën e Gjermanisë - Shqiperia.info

Bayer Leverkuseni e ka fituar Superkupën e Gjermanisë, duke e mposhtur Stuttgartin përmes penalltive.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa dy skuadrat u deshtë të shkonin në ekezekutimin e 11 metrave, aty ku Farmacistët shënuan katër për dallim nga kundërshtari që realizoi vetëm tri sosh.

Victor Boniface fillimisht shënoi golin e epërsisë për Leverkusenin në minutën e 11-të me një asistim të Tapsobas.

Por, katër minuta më vonë, Stuttgarti realizoi përmes Millot, që u asitua nga Mittelstadt.

Për t’i bërë gjërat më të vështira për Leverkusenin u përkujdes Terier (37’) që u ndëshkua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Në pjesën e dytë, Stuttgarti kaloi në epërsi për 2-1 me golin e Undav që realizoi në minutën e 63-të.

Por, Leverkuseni nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në 2-2 me anë të Patrik Schick (88’) që u asistua nga Alejandro Grimaldo.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa dy ekipet shkuan në ekzekutimin e penalltive.

Tjetër trofe për Granit Xhakën, Leverkuseni fiton Superkupën e Gjermanisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version