
Manchester Unitedi është duke shqyrtuar transferimin e sulmuarit të Real Madridit, Vinicius Junior.
23-vjeçari ka shkëlqyer edhe sivjet, duke realizuar 18 gola dhe 10 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.
Anësori Brazilian ka vazhduar kontratën deri në qershorin e vitit 2027, por ardhja e mundshme e Kylian Mbappes ka nxitur spekulimet për largimin e tij nga Bernabeu.
Sipas Fichajes, Unitedi është duke bërë presion për transferimin e Viniciusit dhe dëshiron të thyejë rekordet e transferimeve me blerjen e tij.
Klubi anglez besohet se mund të ofrojë deri në 170 milionë funte për shërbimet e brazilianit.
Unitedi po mendon të thyejë rekordet për transferimin e Vinicius Juniorit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.