minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
UEFA me vendim të prerë, përjashton klubin anglez nga Europa League - Shqiperia.info

Klubi anglez, Crystal Palace është përjashtuar nga Europa League, aty ku u kualifikua pas fitimit të FA Cup.

Siç edhe pritej, UEFA ka marrë vendimin drastik, për shkelje të rregullave të pronësisë, duke e zbritur klubin në Conference League. Rregullorja e thotë qartë se në të njëjtin kompeticion, nuk lejohen klube me të njëjtin pronar.

John Textor është aksionar kryesor te Crystal Palace, ndërsa në pronësinë e tij ka edhe klubin francez, Lyon-in.

Këta të fundit luajnë gjithashtu në Europa League, ndërsa pak ditë më parë fituan apelin për të mos rënë në Ligue 2.

Drejtuesit e Crystal Palace në mbrojtjen e tyre, thanë se Textor po finalizon shitjen e klubit në një tjetër amerikan, por kjo nuk e bindi UEFA-n, për të ndryshuar vendimin.

Klubi anglez pritet të apelojë vendimin. Në Angli thuhet se vendin e Crystal Palace në Europa League mund ta marrë Nottingham, skuadër që u kualifikua në Conference League. Me pak fjalë do të ketë “rokadë” mes klubeve.

UEFA me vendim të prerë, përjashton klubin anglez nga Europa League / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version