minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kurti publikon fotografi nga festa e Trepçës, mes tyre edhe një me Bedri Hamzën - Shqiperia.info

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar klubin e basketbollit “Trepça” për fitoren e kupës së Kosovës.

Ai ka publikuar disa fotografi nga festa e ekipit. Mes tyre Kurti e ka publikuar një foto me kryetarin e MItrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Trepça kampione përsëri!. Titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për minatorët e Mitrovicës që po vazhdojnë të dominojnë basketbollin vendor. Përgëzime KB Bashkimit! Finalist dinjitoz që përkundër humbjes, i dha hijeshi kampionatit të sivjetëm me rivalitet të fortë. Urime Trepçës, qytetit të Mitrovicës dhe Torcidës, që edhe këtë herë ishin zemra e fitores.”, ka shkruar ai.

Kurti publikon fotografi nga festa e Trepçës, mes tyre edhe një me Bedri Hamzën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version