Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Arsenali kanë shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Brahim Diaz.

Pas tre vjetësh te Milani, Diazi është kthyer në Madrid dhe po shkëlqen me klubin spanjoll, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Gjatë këtij sezoni, 24-vjeçari ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Gazeta sportive HITC ka raportuar se Diazi dhe përfaqësuesit e tij nuk janë duke shikuar për largimin e tij nga “Mbretërit”.

Mirëpo gazeta ka shkruar se Liverpooli dhe Unitedi janë duke e shqyrtuar idenë që të bëjnë oferta për anësorin që së fundmi ka ndërruar edhe kombëtaren dhe do të luajë me Marokun.

Tri klube angleze interesohen për Brahim Diazin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version