minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“Synoj titullin kampion” – Shaqiri optimist për rikthimin e tij te Baseli - Shqiperia.info

Pesë gola të shënuar, shtatë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Është e pakuptimtë të thuhet se Xherdan Shaqiri në 12 ndeshjet me Baselin këtë edicion nuk ka lënë gjurmën e tij.

Jo më kot klubi i tij është lider i Superligës së Zvicrës, shkruan të martën sajti zviceran “rts.ch”.

Duke u kthyer si një yll në “St. Jakob-Park” më 16 gusht, Xherdan Shaqiri është i sigurt në synimet e tij.

“Gjithmonë ka rrezik kthimi, por unë kam besim në veten time, kam guxim dhe e di se çfarë dua”.

Ish-futbollisti i Zvicrës synon titullin e kampionit.

“Shaqiri tashmë ia ka dhënë një shtysë klubit, tifozëve dhe qytetit të Baselit”, thotë trajneri Fabio Celestini.

Është i qartë “efekti Shaqiri” në Basel.

“Ai na ndihmon çdo ditë”, thotë mbrojtësi Nicolas Vouilloz.

Shaqiri, 33-vjeçar, që po kalon formë të mirë, me fanellën e Baselit ka shënuar edhe një gol për Kupë të Zvicrës.

Shaqiri kishte karrierë impresive me përfaqësuesen, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë.

Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri.

“Synoj titullin kampion” – Shaqiri optimist për rikthimin e tij te Baseli / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version