minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Renditja e 10 klubeve angleze që kanë shpenzuar më së shumti para në pesë sezonet e fundit - Shqiperia.info

Shpenzimet neto të klubeve të Ligës Premier që nga sezoni 2019/2020 deri në sezonin aktual 2023/2024 janë bërë të ditura, dhe pozicionet e disa ekipeve do t’i tronditin tifozët.

Rregullat e ‘fair-play’ financiar i kanë ndarë tifozët dhe klubet që prej se u prezantuan përpjekjet për të barazuar të ardhurat e të gjitha ekipeve në futbollin anglez. Megjithatë, klubet angleze janë bërë temë diskutimi në mbarë botën pasi disa prej tyre kanë thyer rregullat financiare.

Rregullat financiare citojnë se klubet e Ligës Premier mund të përballojnë humbje në të ardhura deri në 105 milionë maksimumi gjatë tri viteve, mirëpo klubet si Everton, Nottingham Forest dhe Manchester City janë duke u hetuar për thyerje të këtij rregulli.

Evertoni ishte klubi i parë që u dënua për këtë, pasi atyre iu hoqën 10 pikë në muajin nëntor për thyerje të rregullave, sidoqoftë ky dënim më pas u zbut vetëm në gjashtë pikë pasi një komision i pavarur dha dëshmi se Liga Premier ka bërë gabime.

Për shkak të këtyre hetimeve, shuma neto e shpenzimeve të klubeve angleze është vendosur nën një mikroskop dhe top dhjetë ekipet që kanë shpenzuar më së shumti mes 2019-2024, janë kalkuluar.

Lista e plotë e ekipeve që kanë shpenzuar më së shumti në pesë sezonet e fundit sipas Transfermarkt:

1.Chelsea- 789 milionë euro të shpenzuara

2.Manchester United- 697 milionë euro të shpenzuara

3.Arsenal- 640 milionë euro të shpenzuara

4.Tottenham Hotspur- 535 milionë euro të shpenzuara

5.Newcastle United- 486 milionë euro të shpenzuara

6.Aston Villa- 383 milionë euro të shpenzuara

7.Manchester City- 380 milionë euro të shpenzuara

8.West Ham United- 281 milionë euro të shpenzuara

9.Liverpool- 260 milionë euro të shpenzuara

10.Nottingham Forest- 234 milionë euro të shpenzuara. /Telegrafi/

Renditja e 10 klubeve angleze që kanë shpenzuar më së shumti para në pesë sezonet e fundit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version