Leo Messi po tregohet thjesht i papërmbajtshëm në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ylli argjentinas për herë të pestë radhazi në ligë shënoi dy gola në një ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Inter Miami shënoi fitore 2:1 ndaj Nashville, teksa Messi e hapi llogarinë e golave në minutën e 17-të.

Në minutën e 17-të, Messi shënoi nga penalltia në këndin e poshtëm të portierit, duke treguar copëza magjie nga ajo se cfarë është ende në gjendje të bëëj.

Në minutën e 49-të, Nashville barazoi shifrat nëpërmjet Mukhtar.

Por në minutën e 62-të, Messi pas presionit ndaj portierit kundërshtar, arriti ta vjedh topin dhe të shënojë gol për 2:1 dhe epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Inter Miami tani ka 38 pikë në vendin e pestë, por ka tri ndeshje më pak se skuadrat tjera.

Super Messi, ndeshja e pestë radhazi në MLS që i shënon dy gola / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version