minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dardanët do ta marrin sot rrugën drejt Norvegjisë - Shqiperia.info

Kombëtarja e Kosovës ka ushtruar në ditët e fundit nën urdhrat e selektorit Franco Foda për t’u bërë gati për miqësoren me Norvegjinë, e cila do të luhet të mërkurën.

Selektori Foda ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme, ndërsa edhe lojtarët po mundohen t’i shfaqin vlerat e tyre përpara trajnerit të ri.

Dardanët do ta zhvillojnë sot stërvitjen e fundit në Kosovë, ndërsa më pas do ta marrin rrugën drejt Oslos, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Atje, me 5 qershor Vedat Muriqi me shokë do të përballen me Norvegjinë vendëse, ku i pret Erling Haalandi me shokë.

Trajneri Foda e ka parë të nevojshme zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore në këtë muaj, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.

Sidoqoftë, ai ka thënë se ky do të jetë testi i fundit për futbollistët para fillimit të Ligës së Kombeve në shtator.

Dardanët do ta marrin sot rrugën drejt Norvegjisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version