minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Shqipëria sfidon Serbinë dhe Anglinë, Silvinjo: Çdo garë do jetë finale - Shqiperia.info

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo Mendes ka folur pas shortit për kualifikueset e Botërorit 2026 ku Shqipëria do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

“E prisja. Grup i fortë si gjithë të tjerët. Sa herë i shikon Holandën, Gjermaninë, Italinë, janë të forta. Ishim në vazon e tretë, prisnim diçka të fortë nga e para dhe e dyta. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Për ne çdo garë do të jetë finale si gjithmonë. Kemi një ëndërr për të shkuar përpara. Dhe duhet të gabojmë sa më pak sepse ashtu ke mundësi për të shkuara përpara”, tha Silvinjo për Klan.

Ai foli edhe për ndeshjen me Serbinë, duke thënë se “E dimë, është historia pas saj, por jemi këtu për të luajtur futboll. Jemi profesionistë. Historia është pas dhe e rëndësishme. Jemi këtu për të luajtur”. I pyetur nëse beson se Shqipëria do të kalojë grupin, Silvinjo e përgjigj “Besoj”!

Shqipëria sfidon Serbinë dhe Anglinë, Silvinjo: Çdo garë do jetë finale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version