Kombëtarja shqiptare, që vazhdon të jetë e grumbulluar ne “Sportcenter Kaiserau” të Kamenit, ka zhvilluar këtë të enjte një seancë stërvitore gjatë pasdites.

FSHF-ja bën të ditur se i gjithë grupi është paraqitur në stërvitje dhe se nuk ka asnjë lëndim

Kjo ishte edhe stërvitja e fundit e Kombëtares në Kaiserau para ndeshjes së parë të grupit në “EURO 2024” ndaj Italisë, teksa nesër “kuqezinjtë” do të stërviten në stadiumin e Dortmundit, aty ku do të luhet edhe sfida me kampionët e Europës.

Ndeshja Itali – Shqipëri luhet të shtunën më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit dhe nis nga ora 21:00.

Shqipëria bëhet gati për ndeshjen me Italinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version