Roma dhe Milani po shqyrtojnë një tjetër mundësi shkëmbimi në merkato, këtë herë mes sulmuesve Ante Dovbyk dhe Santi Gimenez.

Kjo do të ishte lëvizja e tretë mes dy klubeve pas shkëmbimeve të mëparshme si Abraham-Saelemaekers dhe negociatave për Gollini-Sportiello.

Dovbyk ka shënuar 17 gola në 45 ndeshje me Romën, ndërsa Gimenez ka realizuar 6 gola në 19 ndeshje për Milanin që nga janari.

Trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri, preferon profilin e sulmuesit ukrainas dhe nuk është bindur nga performanca e sulmuesit meksikan.

Vlerësimi i të dy lojtarëve është afërsisht 30 milionë euro, çka mundëson një shkëmbim të barabartë pa humbje financiare për klubet.

Mbetet të shihet nëse në ditët e ardhshme do të ketë hapa konkretë, apo do të mbeten thjesht zëra merkatoje.

 

Roma dhe Milani mendojnë shkëmbimin mes sulmuesve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version