minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Super derbi në kryeqytet, Sigal Prishtina e pret Pejën - Shqiperia.info

Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dyu ndeshje interesante, ku vëmendja pa dyshim do të jetë në kryeqytet.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy skuadra që kanë treguar formë shumë të mirë në vitin 2025.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës përballen në një sfidë interesante të dielën në kryeqytet.

Të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore e tetë humbje, ku pritet një përballje e baraspeshuar.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro, por shumë e rëndësishme është ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit.

Bora ka pesë fitore e 13 humbje, derisa kuqezinjtë në formë shumë të mirë kanë dhjetë fitore e tetë humbje.

Super derbi në kryeqytet, Sigal Prishtina e pret Pejën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version