Robinho është kapur nga policia e Brazilit ku pritet t’i mbajë plotë nëntë vjet burgim për shkak të përdhunimit të një gruaje shqiptare.

Legjenda e futbollit brazilian, së bashku me gjashtë burra tjerë u shpallen fajtorë për sulmin ndaj një gruaje shqiptare në një klub nate në janar të vitit 2013, raporton Reuters.

Robinho pretendoi se është i pafajshëm në Gjykatën e Lartë në Romë, por kjo e fundit hodhi poshtë ankesën e tij në janarin e vitit 2022.

Megjithatë, vendimi për burgim erdhi gjatë ditës së mërkurë, pasi 15 ministra e gjykatës votuan pro vendimit për burgosjen e futbollisti brazilian.

Robinho arrestohet nga policia braziliane, rrezikon 9 vjet burgim për përdhunimin e një gruaje shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version