Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mosfunksionimi i institucioneve dhe bllokimi i projekteve infrastrukturore nga ana e Qeverisë mund të rrezikojë seriozisht mbajtjen e Lojërave Mesdhetare në Kosovë.

”Edhe për Lojërat Mesdhetare, sepse me këtë mos krijimin e insitiucioneve edhe kjo mundet me qenë në rrezik, kjo infrastrukturë na duhet nga dje, por kta po luajnë lojëra. Normal që nëse vazhdon ky proces dhe ne nuk krijojmë insititucone janë në rrezik”, tha Rama.

Sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, po pengojnë realizimin e projekteve strategjike të infrastrukturës në kryeqytet.

”Për Unazën e Kryeqytetit, Albin Kurti dhe Hekuran Muarti janë dy fajtorët. Ma merr mendja që është Kurti se Hekuran Murati është i drejtuar nga Kurti”, tha Rama.

Rama tha se ndonëse komuna ka siguruar fonde – përfshirë edhe grante për projekte kyçe si Unaza e Kryeqytetit, rruga A dhe platforma që lidh Arbërinë me Pallatin, Qeveria nuk po i lejon të ecin përpara.

“Infrastrukturë që i ka munguar kryeqytetit, kemi investime të shumta nga sektori privat që 20 vite, derisa nuk kemi pasur investime strategjike në infrastrukturë në kryeqytet. E kemi Rrugën A, e cila është duke u zhvilluar, Rrugën B që lidhet me Rrugën A, e kemi unazën e brendshme që është në përfundim e sipër. Kemi punë në të gjitha pjesët e qytetit, i lus qytetarët që të kenë konsideratë. Platforma që e ndërlidh Arbërinë me Pallatin, edhe kjo bllokohet nga Qeveria. Unaza e Kryeqytetit, një projekt madhor që e kemi bërë gati, që ka qenë projekt i fjetur, e kemi bërë të gjallë, e kemi krijuar projektin derisa i kemi pasur fondet. Gjysma e këtyre fondeve kanë qenë grante – do të thotë pare falë, derisa Ministri Murati nuk e lejon që ky proces me shku përpara”, tha Rama në RTV21.

Rama thotë se po rrezikohet mbajtja e Lojërave Mesdhetare për shkak të ngërçit politik / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version