minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Llapi mbetet në garë për titull me fitoren ndaj Fushë-Kosovës - Shqiperia.info

Llapi ka mposhtur Fushë-Kosovën me rezultat minimal për të vazhduar garën për titull.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për llapjanët e realizoi Ilir Krasniqi në minutat shtesë të takimit, ndërkaq më herët humbi një penallti Muhamet Hyseni.

Llapi pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe tani renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Ballkani, dhe me pikë të njëjta me Dritën, që mban pozitën e tretë.

Fushë Kosova mbetet në pozitën e parafundit (9) me 20 pikë të grumbulluara.

Te fitorja sot u rikthye edhe Prishtina, duke triumfuar minimalisht ndaj Malishevës në “Liman Gegaj”.

Hasan Hyseni (68’) realizoi golin e fitores për prishtinasit.

Vlen të theksohet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 71-të, kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Rilind Haziraj.

Prishtina pas kësaj fitore ka 43 pikë në pozitën e pestë, kurse Malisheva mbetet e katërta me 52 pikë.

 

Llapi mbetet në garë për titull me fitoren ndaj Fushë-Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version