minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Portugalia e mposht bindshëm Turqinë, e siguron kualifikimin tutje - Shqiperia.info

Një Portugali spektakolare, është shfaqur sot në Dortmund përballë Turqisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit F.

Skuadra e Cristiano Ronaldos ka triumfuar 3-0, duket qenë superiore nga fillimi në fund. Skuadra e Vincenzo Montellas ndërkohë, ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës, duke mos qenë e rrezikshme tek porta e portugezëve.

Golat u realizuan nga Bernardo Silva në minutën e 21-të, më pas erdhi autogoli i Akaydin, që nuk u kuptuar me portierin Bayindir, ndërsa në pjesën e dytë CR7 u tregua altruist teksa ftoi për të shënuar me portën e zbrazët Bruno Fernandezin, në minutën e 56-të.

Me këtë fitore Portugalia e Roberto Martinezit arrin të kualifikohet për më tej, ndërsa Turqia mbetet në kuotën e 3 pikëve dhe do të luajë gjithçka në ndeshjen e fundit, atë përballë Çekisë.

Portugalia e mposht bindshëm Turqinë, e siguron kualifikimin tutje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version