Ka lojtarë që shkruajnë historinë e futbollit, ndryshojnë jetën e tyre dhe gjithë të tjerëve që i rrethojnë. Por ky nuk është rasti i Ronaldo Luíz Nazário de Lima, që ndryshe njihet si “Ronaldo, Fenomeni”.
Sulmuesi brazilian që luajti me Barcelonën, Inter dhe Real Madrid mes të tjerëve, i ka fillimet e tij në Cruzeiro ku mbërriti në vitin 1993 në moshën 17 vjeçare, për të debutuar në sezonin 93/94.
Por më herët, kur Ronaldo ishte një djalosh që luante si kushdo tjetër futboll. Gjë që ndodhi deri në momentin që Fernando dos Santos Carvalho (zbulues talentesh, pak më shumë se 20 vjeç), nuhati potencialin e R9. Fillimisht nëna e Fenomenit ishte kundër pasi jetonin në një lagje tjetër. Por Carvalho e bindi duke e ndjekur dhe i qëndruar pranë, kampionit të ardhshëm të Botës, madje shpesh edhe duke paguar shpenzimet e udhëtimit.
Nëse këto janë fillimet e Ronaldo brazilianite, ajo që të lë pa fjalë është jeta e zbuluesit të tij në ditët e sotme. Carvalho që aktualisht është 58 vjeç është i sëmurë, në varfëri dhe pa një shtëpi të tijën. Ai tregon se e ka kontaktuar disa herë për ta ndihmuar të blinte të paktën një paisje ndihmëse për të ecur.
Madje duke udhëtuar deri në Sao Paolo, por Ronaldo nuk e kishte pritur. Madje mesazheve të tij, nuk i përgjigjen as të njohurit e brazilianit që drejtojnë bizneset e tij në Spanjë.
Njeriu i harruar pas Legjendës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.