minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë - Shqiperia.info

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë.

Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

FSHF-ja bën me dije se për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet të martën, më 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45.

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version