minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Ngjashëm me foton ikonike”, The Telegraph krahason foton e Laura Fazliut me të Muhammad Ali - Shqiperia.info

Laura Fazliu arriti të bronztën sot në Olimpiadën e Parisit pasi mposhti kroaten Katarina Krishto me “pikë të artë”.

Ndonëse fillimisht fitorja iu dha kroates Krishto, dhe dy garueset dolën në tatami për të uruar njëra-tjetrën, gjithçka u rrotullua në pak sekonda.

Pasi gjyqtari shikoi përsëritjen e rrëzimit të Fazliut nga ana e Krishtos, vërejti se kjo e fundit kishte bërë një gabim – e kishte kapur nën rrip Fazliun, gjë që është e ndaluar në sportin e xhudos,

Kjo bëri që gëzimi të kalojë nga Krishto te Fazliu, e cila arriti kështu medaljen e saj të parë olimpike, por edhe të parën të bronztë për Kosovën në gara olimpike.

E fotoja e shkrepur pasi Krishto mendoi se e fitoi medaljen, media e madhe britanike “The Telegraph” e ka krahasuar me atë të legjendës së boksit, Muhammad Ali, kur ky e kishte mposhtur Cleveland Williams.

“Ngjashëm me një foto ikonike. Nuk është shkrepja e shkëlqyer dhe e famshme e Muhammad Alisë pasi rrëzoi në dysheme Cleveland Williamsin, por megjithatë kjo është një foto e mirë. Laura Fazliu e Kosovës me Katarina Krishton e Kroacisë në tatami”, shkroi “The Telegraph”.

Fjala është për foton ikonike të cilën e ka shkrepur fotografi Neil Leifer për “Sports Illustrated”, më 25 maj, 1965, që mund ta shihni më poshtë.

Më tej, kjo media, Kosovën e quan “vatër të xhudos”.

“Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë për Kosovën në 63 kg për femra. Kjo është medalja e pestë për Kosovën në historinë olimpike, dhe të gjithë janë në garat e xhudos”, tha më tej media britanike.

Kosova ka gjithsejtë pesë medalje olimpike – tri të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë./Klan Kosova

PARIS, FRANCE – JULY 30: Bronze medalist Laura Fazliu of Team Kosovo celebrates during the Women’s Judo Women -63 kg medal ceremony on day four of the Olympic Games Paris 2024 at Champs-de-Mars Arena on July 30, 2024 in Paris, France. (Photo by Steph Chambers/Getty Images)

 

“Ngjashëm me foton ikonike”, The Telegraph krahason foton e Laura Fazliut me të Muhammad Ali / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version