minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Në Banjë të Malishevës hapet aeroporti civil - Shqiperia.info

Pas 25 viteve të lirisë së Malishevës, është funksionalizuar aeroporti civil në fshatin Banjë.

Komuna e Malishevës e ka cilësuar këtë si një ngjarje jo aq të zakonshme, por më shumë si një lajm ekskluziv.

Në paraditen e 15 qershorit, për ta pritur uljen e parë të aeroplanit në të cilin ndodhej kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, kishin dalë nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorë, këshilltarë, asamblistë dhe shumë qytetarë.

“25-vjetori i çlirimit të komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e saj po i gjen me një zhvillim më të lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për pilotë të rinj në mbarë Kosovën, të cilën do ta mundësoi autoshkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë”, tha Kastrati në një prononcim për media.

“Edhe pilotët u shprehen me emocione të veçanta, se i veçantë ishte edhe zbarkimi i tyre i parë në tokën malishevas të çliruar e të lirë ku ata dhanë mesazhin falënderues dhe bashkëpunues që po tregon Kastrati, e njëherit, kërkuan që edhe nivelet qendrore të jenë më efikase për të investuar në fushën e aviacionit civil, pasi rëndësia e saj është jetike për shtetin tonë”.

Për të mbarëvajtur gjithçka sipas planit, ishin të angazhuara edhe policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zjarrfikësve dhe shëndetësia.

Në Banjë të Malishevës hapet aeroporti civil / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version