minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri pas një kohe të gjatë, FC Prishtina njofton se hyrja do të jetë falas - Shqiperia.info

Në fundjavë do të nis sezoni 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Prishtina do të përballet me ekipin e inkuadruar në elitë, Suharekën.

E pas një kohe të gjatë, kryeqytetasit ndeshjen do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00, teksa FC Prishtina ka njoftuar se hyrja për tifozët do të jetë falas.

Njoftimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:

Po rikthehemi në shtëpinë tonë

Pas një kohe të gjatë FC Prishtina do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet

Andaj të gjithë tifozët tanë, Plisat, qyetatarët e Prishtinës dhe simpatizuesit e klubit po i presim në ndeshjen e hapëse të sezonit të ri

Sfida jonë e parë luhet të dielën me 11 gusht nga ora 19:00 ku përballë do ta kemi skuadrën e Suharekës

Për të festuar rikthimin në folenë tonë hyrja për të gjithë shikuesit në këtë ndeshje do të jetë falas prandaj mos mungoni

Ju presim të dielën nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri pas një kohe të gjatë, FC Prishtina njofton se hyrja do të jetë falas / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version