minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
De Jong i dëshpëruar që humbi Evropianin - Shqiperia.info

Holanda e ka humbur një lojtar të rëndësishëm për në Euro 2024.

Selektori Ronald Koeman priti deri në momentet e fundit për ta mësuar gjendjen e mesfushorit të Barcelonës, pas dhimbjeve të mëdha që i ndjeu ai në nyje të këmbës.

Futbollisti kreativ ndihet i trishtuar dhe i dëshpëruar me atë që i ndodhi në ndeshjen mes Holandës dhe Islandës.

“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer që nuk do të mundë të marr pjesë në Kampionat Evropian. E kemi bërë të pamundurën në javët e fundit, por nyja ime e këmbës fatkeqësisht ka nevojë për më shumë kohë. Është një ëndërr dhe nderi më i madh për ta përfaqësuar vendin tënd në një garë të madhe. Ta vesh fanellën e portokalltë, ta këndoj himnin kombëtar dhe ta ndjej mbështetjen e krejt vendit dhe popullit… Tash do të bëj tifo për skuadrën tonë nga jashtë fushës. Shkojmë përpara djelmosha”, ka shkruar De Jong në rrjetet sociale.

27 vjeçari është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Holandës dhe mungesa e tij pa dyshim do të ndihet me të madhe tek “Orange”.

De Jong i dëshpëruar që humbi Evropianin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version