minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Muriqi: Haaland nuk do ta ketë të lehtë ndaj Rrahmanit - Shqiperia.info

Kombëtarja e Kosovës do ta marrë sot rrugën drejt Oslos ku e pret përballja me Norvegjinë, në miqësoren e vetme të muajit qershor.

Dardanët kanë ushtruar këto ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në kryeqytetin norvegjez para përballjes me Kombëtaren vendëse.

E në këtë ndeshje do ta shohim një përballje gjigantësh: Amir Rrahmani, do të ketë punë me njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, Erling Haaland.

Vedat Muriqi, shok skuadre i Rrahmanit tek Kosova, beson se futbollisti i Napolit ka kapacitet dhe aftësi për ta ndalur sulmuesin e Manchester Cityt, i cili iu ka sjell probleme shumë mbrojtësve dhe shumë ekipeve evropiane.

“Norvegjia ka lojtarë superyje botërore, por nëse bazohemi te Haalandi, edhe ne e kemi kapitenin tonë që e ka fituar Serinë A, ka luajtur në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk besoj se Haalandi, do ta ketë të lehtë kundër nesh, sidomos kundër Amirit”, deklaroi sot Muriqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Ndeshja miqësore midis Norvegjisë dhe Kosovës do të luhet, më 5 qershor në Oslo dhe kjo do të jetë mundësia e fundit e selektorit Franco Foda për ta pasur një pasqyrë për lojtarët që do t’i ketë në dispozicion në Ligën e Kombeve, e cila do të nisë në muajin shtator.

Muriqi: Haaland nuk do ta ketë të lehtë ndaj Rrahmanit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version